PJESA E DYTË
«Ke ndotur shenjtëroren time»—Degradimi i adhurimit të pastër
NË KËTË PJESË: Ndoten adhurimi dhe morali në Judë e në Jerusalem
Jehovai i donte izraelitët dhe kujdesej për ta, sepse i konsideronte ‘zotërimin e tij të çmuar’. (Eks. 19:5, shën.) Por, ata «ia shpërblyen» duke adhuruar perëndi të rreme tamam në tempullin që mbante emrin e tij! Ia thyen zemrën Jehovait dhe i sollën sharje. Pse ranë kaq poshtë izraelitët? Ç’mund të mësojmë nga profecia e Ezekielit për shkatërrimin e Jerusalemit? Dhe ç’mësime nxjerrim nga marrëdhënia e Izraelit me kombet përreth?