A jam gati?
A jam gati të predikoj bashkë me kongregacionin?
Mund të jesh gati të bëhesh një lajmëtar i papagëzuar nëse . . .
studion Biblën, lutesh dhe ndjek mbledhjet rregullisht.
i beson dhe i çmon gjërat që po mëson, si dhe dëshiron t’ua tregosh të tjerëve.
e do Jehovain dhe zgjedh si miq të ngushtë ata që e duan.
nuk je më anëtar i ndonjë organizate politike apo që ka lidhje me fetë e rreme.
po jeton në përputhje me standardet e Jehovait dhe dëshiron të jesh Dëshmitar i Jehovait.
Nëse mendon se je gati për të predikuar me kongregacionin, mësuesi yt i Biblës mund t’u kërkojë pleqve të flasin me ty për të parë nëse i përmbush kualifikimet.
A jam gati të pagëzohem?
Mund të jesh gati të pagëzohesh nëse . . .
je lajmëtar i papagëzuar.
merr pjesë rregullisht në predikim për aq sa të lejojnë rrethanat.
mbështet dhe ndjek drejtimin e ‘skllavit besnik dhe të mençur’.—Mateu 24:45-47.
i je kushtuar Jehovait në lutje dhe dëshiron t’i shërbesh përgjithmonë.
Nëse mendon se je gati të pagëzohesh, mësuesi yt i Biblës mund t’u kërkojë pleqve të flasin me ty për të parë nëse i përmbush kualifikimet.