ADARI
1. Beniaminit, bir i Belahut.—1Kr 8:1, 3.
2. Qytezë në kufirin jugor të Judës, pranë Kadesh-Barneas. (Js 15:3) Në tregimin e Josiut, renditet mes Hezronit dhe Karkës, kurse te Numrat 34:4 duket se emri Hezron (që do të thotë «oborr; vendbanim») është bashkuar me Adarin duke formuar Hazar-Adarin, meqë këto tregime janë paralele. Në një vepër (Biblical Archaeology, nga G. E. Rajti, 1962, f. 71) hidhet ideja se gjendej në ʽAin-el-Kudeirat, ku një krua i pashtershëm ujit një luginë të vogël, por pjellore. Ndodhet rreth 8 km në veri-veriperëndim të ʽAin-Kedeisit, vendndodhja e mundshme e Kadesh-Barneas.