JARMUTHI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «të lartohesh (të jesh i lartësuar)»].
1. Një nga pesë qytetet e amoritëve që ndërmorën një fushatë për të ndëshkuar gibeonitët. Mbreti i Jarmuthit, Pirami, dhe aleatët e tij u mundën nga Josiu. Pas kësaj, ky qytet në Shefelah iu dha trashëgimi Judës. (Js 10:3-5, 23-25; 12:7, 11; 15:20, 33, 35) Si u kthyen nga mërgimi në Babiloni, judenjtë u vendosën sërish me banim në Jarmuth. (Ne 11:25, 29) Duket se Kirbet-Jarmuku (Tel-Jarmutu), afro 26 km në perëndim-jugperëndim të Jerusalemit, është vendndodhja e tij e lashtë. Nga ai vend që gjendet majë një kodre, shihen si në pëllëmbë të dorës rrafshinat bregdetare deri në Gaza, pranë detit Mesdhe.
2. Qytet në territorin e Isakarit që iu dha gershonitëve. (Js 21:27-29) Mendohet se është i njëjti me Ramotin (1Kr 6:73) dhe Remetin.—Js 19:21; shih RAMOTI nr. 1.