Zanafilla
29 Pastaj, Jakobi u ngrit dhe vazhdoi udhën drejt vendit të popujve të Lindjes.+ 2 Ai pa në fushë një pus dhe pranë tij ishin shtrirë tri kope dhensh, sepse e kishin zakon që në atë pus u jepnin ujë kopeve.+ Në grykën e pusit+ kishte një gur të madh. 3 Kur mblidheshin të gjitha kopetë, barinjtë e rrokullisnin gurin nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë kopeve, pastaj e vinin përsëri gurin në vendin e vet.
4 Atëherë Jakobi i pyeti: «Vëllezërit e mi, nga jeni?» Ata i thanë: «Jemi nga Harani.»+ 5 Pastaj u tha: «A e njihni Labanin,+ nipin e Nahorit?»+ Ata ia kthyen: «E njohim.» 6 Ai i pyeti: «A është mirë?»+ Ata ia kthyen: «Mirë është. Ja ku është Rakela,+ e bija, që po vjen me dhentë!»+ 7 Ai vazhdoi: «Ka ende goxha ditë. S’është koha për të mbledhur tufat. Prandaj jepuni ujë dhenve e shkoni t’i ushqeni.»+ 8 Ata i thanë: «S’e bëjmë dot, pa u mbledhur më parë të gjitha kopetë dhe pa rrokullisur gurin nga gryka e pusit. Vetëm atëherë u japim për të pirë dhenve.»
9 Ndërsa ai ende po fliste me ta, erdhi Rakela+ me dhentë e të atit, sepse ajo ishte bareshë.+ 10 Sa e pa Rakelën, bijën e Labanit, vëllait të nënës së tij, bashkë me dhentë e tij, Jakobi u afrua menjëherë dhe rrokullisi gurin nga gryka e pusit, dhe u dha për të pirë dhenve të Labanit.+ 11 Pastaj Jakobi e puthi+ Rakelën dhe qau me të madhe.+ 12 Jakobi i tha Rakelës se ishte i afërm*+ i atit të saj dhe se ishte biri i Rebekës. Atëherë ajo iku me vrap t’ia thoshte të atit.+
13 Sapo dëgjoi për Jakobin, birin e motrës së tij, Labani vrapoi t’i dilte përpara.+ Pastaj e përqafoi, e puthi dhe e mori brenda në shtëpi.+ Dhe Jakobi nisi t’i tregonte Labanit gjithçka. 14 Pastaj Labani i tha: «Ti je vërtet kocka dhe mishi im.»+ Kështu, ai banoi me të plot një muaj.
15 Më pas, Labani i tha Jakobit: «Vallë vetëm pse je i afërmi im+ do të më shërbesh pa marrë asgjë?+ Më thuaj, ç’pagë do?»+ 16 Labani kishte dy vajza. E madhja quhej Lea+ dhe e vogla Rakela. 17 Lea kishte sy të shuar, kurse Rakela+ kishte trup dhe fytyrë të bukur.+ 18 Jakobi ishte i dashuruar me Rakelën, prandaj tha: «Jam gati të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, vajzën tënde më të vogël.»+ 19 Labani i tha: «Më mirë të ta jap ty, se ndonjë tjetri.+ Vazhdo të banosh me mua.» 20 Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën,+ dhe nga dashuria që kishte për të, iu dukën vetëm pak ditë.+
21 Atëherë Jakobi i tha Labanit: «Më jep gruan time, sepse u mbushën ditët, dhe lërmë të kem marrëdhënie me të.»+ 22 Kështu, Labani mblodhi gjithë burrat e vendit dhe shtroi një gosti.+ 23 Por në mbrëmje ai mori Lean, vajzën tjetër, dhe ia çoi Jakobit që të kishte marrëdhënie. 24 Labani i dha Leas si shërbyese edhe Zilpën,+ shërbyesen e tij. 25 Por në mëngjes Jakobi pa se ishte Lea! Prandaj i tha Labanit: «Ç’është kjo që më bëre?! A nuk të shërbeva për Rakelën? Pse ma punove kështu?!»+ 26 Labani ia ktheu: «Në vendin tonë nuk e kemi zakon të japim të voglën para së madhes. 27 Mbaroje+ javën e dasmës me këtë grua. Pastaj do të të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh edhe shtatë vite të tjera.»+ 28 Prandaj, Jakobi bëri ashtu dhe e mbaroi javën e dasmës me atë grua. Pastaj, ai i dha për grua edhe Rakelën. 29 Labani i dha Rakelës si shërbyese edhe Bilhanë,+ shërbyesen e tij.
30 Jakobi pati marrëdhënie edhe me Rakelën. Ai e deshi më shumë Rakelën se Lean,+ dhe shërbeu për të edhe shtatë vite të tjera.+ 31 Kur Jehovai pa se Jakobi nuk e donte* Lean, ia çeli asaj barkun,+ kurse Rakela ishte shterpë.+ 32 Lea mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë, që e quajti Ruben,*+ sepse tha: «Jehovai e pa brengosjen+ time dhe tani im shoq do të fillojë të më dojë.» 33 Ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi një djalë tjetër e tha: «Sepse Jehovai dëgjoi+ që më urrenin, prandaj më dha edhe këtë.» Prandaj e quajti Simeon.+ 34 Ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi edhe një djalë e tha: «Këtë herë im shoq do të bashkohet me mua, sepse i kam lindur tre djem.» Kështu ia vunë emrin Levi.+ 35 Ajo mbeti prapë shtatzënë dhe lindi edhe një djalë tjetër e tha: «Këtë herë do të përlëvdoj Jehovain.» Prandaj ia vuri emrin Judë.+ Pas kësaj, për njëfarë kohe, ajo nuk lindi më.