1 Kronikave
25 Përveç kësaj, Davidi dhe krerët+ e grupeve të shërbimit+ ndanë për shërbimin disa prej bijve të Asafit, të Hemanit+ dhe të Jeduthunit,+ të cilët profetizonin me harpa,+ me vegla me tela+ dhe me cimbale.+ Lista e burrave të ngarkuar për këtë shërbim ishte: 2 nga bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi,+ Netaniahu dhe Asarelahu,+ bijtë e Asafit nën drejtimin e Asafit,+ i cili profetizonte nën drejtimin e mbretit. 3 Nga Jeduthuni:+ bijtë e Jeduthunit, Gedaliahu,+ Zeri,+ Jeshajahu,+ Shimei, Hashabiahu dhe Matitia,+ gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jeduthun, i cili profetizonte me harpë për të falënderuar e për të lëvduar Jehovain.+ 4 Nga Hemani:+ bijtë e Hemanit, Bukiahu,+ Mataniahu,+ Uzieli,+ Shebueli, Jerimoti, Hananiahu,+ Hanani, Eliatahu,+ Gidalti,+ Romamt-Ezeri,+ Joshbekashahu,+ Maloti,+ Hotiri,+ Mahazioti. 5 Të gjithë këta ishin bij të Hemanit, vegimtarit+ të mbretit për gjërat e Perëndisë së vërtetë, që ngrinte bririn* për të lartësuar Perëndinë. Kështu Perëndia i vërtetë i dha Hemanit katërmbëdhjetë bij e tri bija.+ 6 Të gjithë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre që të këndonin në shtëpinë e Jehovait me cimbale,+ me vegla me tela+ dhe me harpa.+ Ky ishte shërbimi i tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.
Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën drejtimin e mbretit.+
7 Numri i tyre, bashkë me vëllezërit e tyre të stërvitur për t’i kënduar Jehovait,+ të gjithë mjeshtër,+ ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta. 8 Kështu, si i vogli ashtu dhe i madhi,+ si mjeshtri+ ashtu dhe fillestari, hodhën short+ lidhur me gjërat për të cilat duhej treguar kujdes.
9 Shorti ra kështu: i pari që i takonte Asafit, i ra Jozefit,+ i dyti Gedaliahut+ (ai, bashkë me vëllezërit e tij dhe bijtë e tij bëheshin dymbëdhjetë veta); 10 i treti Zakurit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 11 i katërti Izrit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 12 i pesti Netaniahut,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 13 i gjashti Bukiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 14 i shtati Jesharelahut,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 15 i teti Jeshajahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 16 i nënti Mataniahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 17 i dhjeti Shimeit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 18 i njëmbëdhjeti Azarelit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 19 i dymbëdhjeti Hashabiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 20 i trembëdhjeti, Shubaelit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 21 i katërmbëdhjeti, Matitisë, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 22 i pesëmbëdhjeti, Jeremotit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 23 i gjashtëmbëdhjeti, Hananiahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 24 i shtatëmbëdhjeti, Joshbekashahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 25 i tetëmbëdhjeti, Hananit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 26 i nëntëmbëdhjeti, Malotit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 27 i njëzeti, Eliatahut, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 28 i njëzetenjëti, Hotirit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 29 i njëzetedyti, Gidaltit, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 30 i njëzetetreti, Mahaziotit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 31 i njëzetekatërti, Romamt-Ezerit,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.