1 Kronikave
26 Për ndarjet e derëtarëve:+ nga korahitët,+ Meshelemiahu,+ bir i Koreut, nga bijtë e Asafit. 2 Bijtë e Meshelemiahut ishin: Zakaria i parëlinduri, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jatnieli i katërti, 3 Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliho-Enai i shtati. 4 Bijtë e Obed-Edomit+ ishin: Shemajahu i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti, 5 Amieli i gjashti, Isakari i shtati, Peuletai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar.+
6 Shemajahut, birit të tij, i lindën bij që ishin krerë të shtëpisë së atit të tyre, sepse ishin burra të zotë e të fuqishëm. 7 Bijtë e Shemajahut ishin Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi, vëllezërit e të cilit, Elihu dhe Semakia, ishin burra të zotë. 8 Të gjithë këta ishin prej bijve të Obed-Edomit. Ata, bashkë me bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e dy veta, burra të zotë e të fuqishëm për të kryer shërbimin. Të gjithë i përkitnin Obed-Edomit. 9 Meshelemia+ pati tetëmbëdhjetë bij dhe vëllezër, burra të zotë. 10 Edhe Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati bij. Shimri ishte kreu. Ai nuk ishte i parëlinduri,+ por i ati e caktoi si krye.+ 11 Hilkiahu ishte i dyti, Tebalia i treti, Zakaria i katërti. Të gjithë bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë veta.
12 Në këto ndarje të derëtarëve, krerët kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre:+ të shërbenin në shtëpinë e Jehovait. 13 Kështu, për portat e ndryshme shorti+ u hodh njëlloj, si për të voglin, ashtu edhe për të madhin, sipas shtëpive të tyre atërore.+ 14 Atëherë shorti për në lindje i ra Shelemiahut.+ Kur u hodh shorti për Zakarinë,+ birin e tij, që ishte një këshilltar+ i matur, shorti atij i ra në veri.+ 15 Obed-Edomit i ra në jug, kurse bijve+ të tij te depot.+ 16 Shupimit dhe Hosahut+ u ra shorti në perëndim, pranë Portës së Shaleketit, buzë rrugës që ngjitet. Çdo grup rojash+ qëndronte krah për krah me grupin tjetër.+ 17 Në lindje ishin gjashtë levitë, në veri katër çdo ditë. Në jug ishin katër çdo ditë+ dhe për depot,+ dy nga dy. 18 Për portikun në perëndim ishin katër në rrugën kryesore+ dhe dy në portik. 19 Këto ishin ndarjet e derëtarëve të bijve të korahitëve+ dhe të bijve të Merarit.+
20 Për sa u përket levitëve, Akijahu ishte përgjegjës për thesarin+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.+ 21 Nga bijtë e Ladanit,+ domethënë bijtë e gershonitëve që i përkitnin Ladanit, pra krerët e shtëpive atërore që i përkitnin gershonitit Ladan, përgjegjës ishte Jehielia.+ 22 Bijtë e Jehielisë, Zetami dhe vëllai i tij Joel,+ ishin përgjegjës për thesarin+ e shtëpisë së Jehovait. 23 Për amramitët, për izaritët, për hebronitët, për uzielitët,+ 24 kreu i caktuar për depot ishte Shebueli,+ biri i Gershomit, biri i Moisiut. 25 Vëllezërit e tij nga Eliezeri+ ishin: biri i këtij të fundit Rehabjahu,+ biri i tij Jeshajahu, biri i tij Jorami, biri i tij Zikri dhe biri i tij Shelomoti. 26 Shelomoti dhe vëllezërit e tij ishin përgjegjës për gjithë thesarin e gjërave të shenjtëruara, që kishte shenjtëruar+ mbreti David+ bashkë me krerët e shtëpive atërore,+ me krerët e mijësheve e të qindësheve dhe me krerët e ushtrisë. 27 Disa gjëra nga luftërat+ që kishin bërë dhe nga plaçka+ që kishin zënë, ata i kishin shenjtëruar për të mirëmbajtur shtëpinë e Jehovait. 28 Gjithashtu edhe gjithçka që kishin shenjtëruar parashikuesi+ Samuel, Sauli, biri i Kishit, Abneri,+ biri i Nerit dhe Joabi,+ biri i Zerujasë.+ Çdo gjë e shenjtëruar nga cilido, ishte nën mbikëqyrjen e Shelomitit dhe të vëllezërve të tij.
29 Nga izaritët,+ Kenaniahu dhe bijtë e tij ishin ngarkuar për punët jashtë+ si zyrtarë dhe gjykatës+ për Izraelin.
30 Nga hebronitët,+ Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind burra të zotë,+ ishin ngarkuar për administrimin e Izraelit në rajonin e Jordanit, në perëndim, për tërë punën e Jehovait, si dhe për shërbimin e mbretit. 31 Nga hebronitët, Jerijahu+ ishte kreu i tyre sipas brezave, sipas paraardhësve. Në vitin e dyzetë+ të mbretërimit të Davidit u kërkuan dhe u gjetën ndër ta burra trima e të fuqishëm në Jazer,+ në Galaad.+ 32 Vëllezërit e tij ishin dy mijë e shtatëqind burra të zotë,+ krerë të shtëpive atërore.+ Mbreti David i caktoi ata në krye të rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të manasitëve,+ që të merreshin me çdo çështje të Perëndisë së vërtetë dhe me çdo çështje+ të mbretit.