2 Kronikave
35 Atëherë Josia+ kremtoi në Jerusalem pashkën+ për Jehovain dhe ditën e katërmbëdhjetë+ të muajit të parë+ u ther flia e pashkës.+ 2 Kështu ai i vuri priftërinjtë të kujdeseshin+ për gjërat që u ishin caktuar dhe u dha zemër+ për shërbimin në shtëpinë e Jehovait.+ 3 Levitëve, mësuesve+ të të gjithë Izraelit, atyre që ishin të shenjtë për Jehovain, u tha: «Vëreni Arkën e shenjtë+ në shtëpinë+ që ndërtoi Solomoni, biri i Davidit, mbreti i Izraelit. Nuk do ta mbani më si barrë mbi supet+ tuaja. Tani shërbejini+ Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij. 4 Bëni përgatitje sipas shtëpive të paraardhësve+ tuaj, në përputhje me ndarjet+ tuaja, ashtu si ka shkruar+ Davidi, mbreti i Izraelit, dhe ashtu si ka shkruar+ Solomoni, biri i tij. 5 Qëndroni+ në vendin e shenjtë sipas klasave të shtëpive të paraardhësve, në emër të vëllezërve tuaj, bijve të popullit, dhe sipas pjesës së shtëpive atërore+ që u përket levitëve.+ 6 Therni flinë e pashkës,+ shenjtërohuni+ dhe bëni përgatitje për vëllezërit tuaj, që të veprohet sipas fjalës së Jehovait, dhënë me anë të Moisiut.»+
7 Josia u dha si kontribut bijve të popullit kope, qengja meshkuj dhe keca meshkuj, gjithsej tridhjetë mijë kokë, si dhe tre mijë gjedhë.+ Tërë këto fli pashke u dhanë për të gjithë ata që gjendeshin atje dhe ishin prej të mirave të mbretit.+ 8 Edhe princat+ e tij dhanë si kontribut një blatim vullnetar për popullin,+ për priftërinjtë dhe për levitët. Vetë Hilkiahu,+ Zakaria dhe Jehieli, si prijës të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, u dhanë priftërinjve dy mijë e gjashtëqind kokë bagëti të imët dhe treqind kokë bagëti të trashë për fli pashke. 9 Konaniahu dhe vëllezërit e tij, Shemajahu dhe Netaneli, si dhe Hashabiahu, Jejeli dhe Jozabadi, krerët e levitëve, u dhanë levitëve si kontribut për fli pashke pesë mijë kokë bagëti të imët dhe pesëqind kokë bagëti të trashë.
10 Kështu shërbimi u përgatit.+ Priftërinjtë qëndronin+ në vendet e tyre,+ ndërsa levitët qëndronin sipas ndarjeve+ të tyre, në përputhje me urdhërimin e mbretit.+ 11 Pasi therën flinë e pashkës,+ priftërinjtë+ spërkatën+ me gjakun që morën nga duart e të tjerëve, ndërsa levitët rripnin lëkurën.+ 12 Veç kësaj ata përgatitën blatimet e djegura që t’ua jepnin bijve të popullit, sipas klasave+ të shtëpive atërore,+ në mënyrë që t’i bëhej një blatim+ Jehovait, ashtu siç është shkruar në librin e Moisiut.+ Kështu bënë edhe me gjedhët. 13 Pastaj, sipas zakonit, gatuan+ blatimin e pashkës+ mbi zjarr. Gjërat e shenjtëruara i gatuan+ në kusi, në kazanë e në tava gostie dhe pastaj ua çuan shpejt gjithë bijve të popullit.+ 14 Më pas gatuan për vete dhe për priftërinjtë,+ sepse priftërinjtë, bijtë e Aaronit, merreshin me paraqitjen e flijimeve të djegura+ dhe të pjesëve të dhjamura+ deri natën, kurse levitët gatuan+ për vete dhe për priftërinjtë, bijtë e Aaronit.
15 Këngëtarët,+ bij të Asafit,+ qëndronin në funksionin e tyre, sipas urdhërimit të Davidit,+ të Asafit,+ të Hemanit+ dhe të Jeduthunit,+ vegimtarit+ të mbretit, ndërsa derëtarët+ qëndronin nëpër portat e ndryshme.+ Nuk kishte nevojë që ata të largoheshin nga shërbimi i tyre, sepse për ta gatuanin+ vëllezërit e tyre, levitët. 16 Atë ditë u përgatit gjithçka që duhej për shërbimin e Jehovait për të mbajtur pashkën+ dhe për të paraqitur blatimet e djegura mbi altarin e Jehovait, sipas urdhërimit të mbretit Josia.+
17 Në atë kohë bijtë e Izraelit që gjendeshin atje e mbajtën pashkën,+ si edhe festën e kuleçve të ndormë për shtatë ditë.+ 18 Në Izrael nuk ishte mbajtur kurrë një pashkë e tillë që nga ditët e profetit Samuel.+ Asnjë nga mbretërit e tjerë+ të Izraelit nuk kishte mbajtur një pashkë si ajo që mbajtën Josia, priftërinjtë, levitët, tërë Juda e Izraeli që gjendeshin atje dhe banorët e Jerusalemit. 19 Ajo pashkë u mbajt në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josisë.+
20 Pas gjithë kësaj, kur Josia kishte përgatitur shtëpinë, Neko,+ mbreti i Egjiptit,+ doli të luftonte në Karkemish,+ buzë Eufratit. Atëherë Josia+ doli të përleshej me të.+ 21 Nekoja i dërgoi menjëherë lajmëtarë, që t’i thoshte: «Ç’punë ke me mua, o mbret i Judës? Sot nuk po dal kundër teje, por do të luftoj kundër një shtëpie tjetër që vetë Perëndia tha se duhet ta tmerroj. Për të mirën tënde hiq dorë, për shkak të Perëndisë që është me mua, dhe mos lër që ai të të shkatërrojë.»+ 22 Josia nuk u tërhoq,+ por për të luftuar kundër tij u maskua+ dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos+ që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu, ai doli të luftonte në luginën* e Megidos.+
23 Shigjetarët+ e qëlluan mbretin Josia, prandaj mbreti u tha shërbëtorëve të vet: «Më zbritni, sepse jam plagosur shumë rëndë.»+ 24 Atëherë shërbëtorët e zbritën nga karroca, e hipën në karrocën e dytë të luftës që kishte dhe e çuan në Jerusalem.+ Kështu ai vdiq+ dhe e varrosën në varrezën e paraardhësve+ të tij. Tërë Juda dhe Jerusalemi mbajtën zi+ për Josinë. 25 Jeremia+ ia nisi një kënge të përvajshme+ për Josinë. Tërë këngëtarët e këngëtaret+ vazhdojnë të tregojnë për Josinë në këngët e tyre të përvajshme deri më sot, dhe këto janë bërë zakon në Izrael. Ja, ato i gjejmë të shkruara mes këngëve të përvajshme.+
26 Pjesa tjetër e ngjarjeve+ lidhur me Josinë, veprat e tij të dashamirësisë,+ në përputhje me atë që është shkruar në ligjin+ e Jehovait, 27 gjithçka që i ndodhi atij, nga e para deri tek e fundit,+ janë shkruar në Librin+ e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.