Ezdra
9 Sa mbaruan këto gjëra, princat+ m’u afruan e më thanë: «Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe levitët nuk janë ndarë+ nga popujt e vendeve për sa u përket gjërave të tyre të pështira,+ domethënë nga kananitët,+ hititët,+ perezitët,+ jebusitët,+ amonitët,+ moabitët,+ egjiptianët+ dhe amoritët,+ 2 meqë kanë pranuar disa prej bijave të tyre për vete dhe për bijtë e tyre.+ Ata, fara e shenjtë,+ janë përzier+ me popujt e vendeve dhe të parët që kanë pasur dorë+ në këtë pabesi, ishin princat dhe mëkëmbësit.»
3 Me të dëgjuar këtë gjë, shqeva rrobën dhe petkun+ tim pa mëngë, fillova të shkulja qimet e kokës+ e të mjekrës dhe rrija ulur i shtangur.+ 4 Të gjithë ata që dridheshin+ për shkak të fjalëve të Perëndisë së Izraelit kundër pabesisë së të mërguarve, u mblodhën rreth meje, ndërsa unë rrija ulur i shtangur derisa erdhi koha e blatimit në drithë të mbrëmjes.+
5 Në kohën e blatimit në drithë+ të mbrëmjes u çova nga ajo gjendje poshtërimi, me rrobën dhe petkun pa mëngë të grisur, rashë në gjunjë+ e shtriva pëllëmbët drejt Jehovait, Perëndisë tim.+ 6 Thashë:+ «O Perëndia im, kur ngre fytyrën time drejt teje më vjen turp+ dhe jam në siklet,+ o Perëndia im, sepse gabimet tona+ janë shtuar mbi kokën tonë dhe faji ynë ka arritur deri në qiej.+ 7 Faji ynë ka qenë i madh që nga ditët e paraardhësve+ tanë e deri më sot.+ Për shkak të gabimeve tona, ne vetë, mbretërit+ dhe priftërinjtë+ tanë, kemi rënë në dorë të mbretërve të vendeve, të shpatës,+ të robërisë,+ të plaçkitjes+ dhe të turpit,+ tamam si në këtë ditë. 8 Tani, veç për një çast, o Jehova, Perëndia ynë, ke dhënë pëlqimin+ duke lënë që disa nga ne të shpëtojnë+ dhe duke na dhënë një kunj tende në vendin tënd të shenjtë, për të bërë që sytë tanë të ndriçojnë,+ o Perëndia ynë, dhe për të na rigjallëruar pak në skllavërinë tonë.+ 9 Sepse ne jemi shërbëtorë+ dhe ti, o Perëndia ynë, nuk na ke lënë+ në skllavërinë tonë, por na tregon dashamirësi, dhe marrim pëlqimin e mbretërve të Persisë,+ për të na rigjallëruar që të ngremë shtëpinë e Perëndisë tonë+ e të restaurojmë vendet e saj të shkreta,+ si edhe për të na dhënë një mur prej guri+ në Judë e Jerusalem.
10 E tani, o Perëndia ynë, ç’të themi pas gjithë këtyre gjërave? Sepse ne i kemi lënë urdhërimet+ 11 që ti dhe me anë të shërbëtorëve të tu, profetëve, duke thënë: ‘Vendi që po shkoni të shtini në dorë është një vend i papastër për shkak të papastërtisë së popujve të vendeve,+ për shkak të gjërave të tyre të pështira,+ me të cilat e kanë mbushur cep më cep+ me ndyrësinë+ e tyre. 12 Tani, mos ua jepni bijat tuaja bijve të tyre+ dhe as mos i pranoni bijat e tyre për bijtë tuaj. Nuk duhet të punoni kurrë për paqen+ dhe begatinë e tyre, me qëllim që të bëheni të fortë+ e të hani të mirat e atij vendi dhe ta shtini në dorë përgjithmonë për bijtë tuaj.’+ 13 Pas gjithë asaj që na ka rënë për shkak të veprave tona të këqija+ dhe të fajit tonë të madh—sepse ti vetë, o Perëndia ynë, e ke zvogëluar gabimin+ tonë dhe ke lënë që disa nga ne të shpëtojnë+— 14 prapë do t’i thyejmë urdhërimet e tua dhe do të lidhim krushqi+ me popujt që kryejnë këto gjëra të pështira?+ A nuk do të nxeheshe jashtë mase+ me ne, sa të mos mbetej+ më njeri e të mos shpëtonte askush? 15 O Jehova, Perëndi i Izraelit, ti je i drejtë,+ pasi ne jemi mbetja e një populli të shpëtuar, si në këtë ditë. Ja, ne jemi para teje të ngarkuar me faj,+ edhe pse për shkak të tij është e pamundur të qëndrosh para teje.»+