23 Atëherë Jobi iu përgjigj me fjalët:
2 «Edhe sot shqetësimi im+ është rebelim.
Dora ime është e rëndë, për shkak të psherëtimave të mia.
3 Ah, sikur ta dija ku ta gjeja!+
Do të shkoja drejt e te vendi ku rri gjithnjë.+
4 Do t’ia parashtroja çështjen time për gjykim,
e nga goja do të më vërshonin kundërpërgjigje.
5 Do ta dija përgjigjen e tij,
do të mendoja për fjalët që do të më thoshte.+
6 A do të hahej me mua, me fuqinë e tij të madhe?
Jo, përkundrazi do të më dëgjonte me vëmendje.+
7 Atje i drejti do t’i ndreqte gjërat me të,
dhe unë do të ikja përgjithmonë i pacenuar nga gjykatësi im.
8 Ja, shkoj në lindje, por ai s’është atje;
kthehem prapë, por s’e dalloj.+
9 Shkoj majtas, ku vepron ai, por nuk e shoh;
ai kthehet djathtas, por unë nuk arrij ta shikoj.
10 Gjithsesi, ai e njeh mirë udhën time.+
Pasi të më vërë në provë, do të dal si ari i pastër.+
11 Këmbët e mia ndoqën me kujdes gjurmët e tij;
qëndrova në udhën e tij dhe prej saj nuk u shmanga.+
12 Urdhërimeve që dalin nga buzët e tij, nuk u largohem.+
Fjalëve të gojës së tij,+ që për mua janë thesar, u përmbahem më shumë nga sa më kërkohet.
13 Ai e ka ndarë mendjen; kush mund t’i bëjë ballë?+
Atë që dëshiron, e bën.+
14 Ai do të përmbushë gjithçka ka vendosur për mua,+
dhe këto gjëra janë të shumta.
15 Prandaj ndihem i trazuar prej tij;
i kushtoj vëmendje dhe i frikësohem.+
16 Po, vetë Perëndia më ka futur drojën në zemër,+
i Plotfuqishmi më ka trazuar.+
17 Se nuk e mbylla gojën për shkak të errësirës,
dhe as ngaqë terri ma mbuloi fytyrën.