Jobi
24 Pse i Plotfuqishmi nuk ka caktuar një kohë gjykimi?+
Ata që e njohin, pse nuk i shohin ato ditë gjykimi?+
të varfrit shkojnë të punojnë, që të nxjerrin bukën.
Rrafshina e shkretë i jep secilit ushqim për bijtë.
6 Në fushë mbledhin tagji,
vreshtin e të ligut e vjedhin me nxitim.
12 Deri jashtë qytetit dëgjohet rënkimi i atij që po vdes,
shpirti i të plagosurit për vdekje thërret për ndihmë,+
e Perëndia nuk bëhet merak për këtë.+
13 Të ligjtë ngritën krye kundër dritës.+
Ata nuk i njohën udhët e saj
dhe nuk qëndruan në shtigjet e saj.
14 Kur zbardh dita, vrasësi çohet
e vret të munduarin dhe të varfrin,+
kurse natën bëhet hajdut+ i regjur.
15 Sytë e kurorëshkelësit+ presin muzgun e mbrëmjes.+
Ai thotë: ‘Askush s’do të më shohë’,+
dhe fytyrën e mbulon.
16 Në errësirë hajduti çan murin e futet vjedhurazi në shtëpi,
kurse ditën rri mbyllur.
Nuk e njeh ditën.+
18 I ligu ikën shpejt, sikur ta merrnin me vete ujërat.
Toka e tij do të jetë e mallkuar mbi dhé.+
Nga udha e vreshtave nuk do t’i kthejë më çapet.
20 Të ligun do ta harrojë edhe barku që e lindi, vemjet do ta hanë gjithë kënaqësi,+
e s’do të kujtohet më.+
Padrejtësia do të rrëzohet si një pemë.+
22 Perëndia do t’i marrë zvarrë të fortët me fuqinë e tij;
i ligu do të ngrihet e s’do të ndihet i sigurt për jetën e vet.
23 Perëndia do ta lërë të ndihet i sigurt,+ që të lartësohet,
dhe s’do t’ua ndajë sytë udhëve të tij.+
24 Të ligjtë lartësohen për pak, por pastaj s’janë më+
e shuhen;+ si gjithë të tjerët ata këputen
e priten si kallëzat e grurit.
25 Hë pra, tani, kush do të më nxjerrë gënjeshtar
e t’i quajë një hiç fjalët e mia?»