Psalmet
Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
2 Ditët njëra pas tjetrës thonë fjalë si një përrua gurgullues,+
netët njëra pas tjetrës tregojnë njohurinë e tij,+
4 Megjithatë, litari i tyre për matje është shtrirë në mbarë tokën,+
dhe fjalët e tyre kanë arritur deri në skajet e dheut.+
Në qiej, ai vuri një tendë për diellin.+
5 Ky është si dhëndri kur del nga dhoma e dhëndërisë,+
ngazëllon si një burrë i fuqishëm që rend në shtegun e tij.+
6 Ai agon në njërin skaj të qiejve
dhe e përfundon udhën në skajin tjetër.+
Asgjë s’mund t’i fshihet nxehtësisë së tij.+
7 Ligji+ i Jehovait është i përsosur,+ ai ta gjallëron shpirtin.+
Përkujtuesit+ e Jehovait janë të denjë për besim+ dhe e bëjnë të mençur njeriun e papërvojë.+
8 Urdhrat+ e Jehovait janë të drejtë+ dhe ta gëzojnë zemrën.+
Urdhërimet+ e Jehovait janë të pastra+ dhe i bëjnë sytë të ndrijnë.+
9 Frika+ nga Jehovai është e pastër dhe mbetet përgjithmonë.
Vendimet gjyqësore+ të Jehovait janë të vërteta+ dhe krejtësisht të drejta.+
10 Ato janë më të dëshirueshme se ari, po, më të dëshirueshme se një sasi e madhe ari të kulluar.+
Janë më të ëmbla se mjalti,+ po, më të ëmbla se mjalti që rrjedh nga hojet.+
11 Veç këtyre, ato janë paralajmërim për shërbëtorin tënd,+
dhe kur i zbaton, merr shpërblim të madh.+