Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
41 Lum ai që mendon për të varfrin!+
Në ditë të keqe Jehovai do t’i sigurojë shpëtim.+
2 Ti, o Jehova, do ta ruash e do ta mbash gjallë.+
Ai do të shpallet i lumtur në tokë.+
Ti nuk mund ta lësh në dorë të armiqve të vet.+
3 Ti, o Jehova, do ta mbështetësh në shtratin e lëngatës.+
Gjatë sëmundjes, ti do ta shndërrosh shtratin e tij.+
4 Unë thashë: «O Jehova, më jep hir.+
Shëroje shpirtin tim, sepse kam mëkatuar kundër teje.»+
5 Armiqtë e mi flasin keq për mua dhe thonë:+
«Kur do të vdesë që t’i shuhet emri?»
6 Edhe kur dikush vjen të më shohë, zemra e tij thotë gënjeshtra.+
Ai mbledh të këqija,
del jashtë dhe flet për to.+
7 Të gjithë ata që më urrejnë, çuçurisin tok me njëri-tjetrin për mua+
dhe kurdisin ndonjë të keqe kundër meje:+
8 «E ka zënë një sëmundje e ligë,+
dhe tani që ka zënë shtratin, nuk do të ngrihet më.»+
9 Edhe miku që ishte në paqe me mua, që i besoja+
dhe që hante bukën time,+ ka ngritur thembrën kundër meje.+
10 Por ti, o Jehova, më jep hir dhe më ngri,+
që t’ua shpaguaj.+
11 Unë do ta kuptoj se ke gjetur kënaqësi tek unë,
nëse armiqtë e mi nuk brohorasin ngadhënjimtarë kundër meje.+
12 Ti më ke përkrahur për shkak të integritetit+ tim,
dhe do të më mbash në praninë tënde përgjithnjë.+
13 Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+
jetë e mot!+
Amin, po, amin!+