Psalmet
Dirigjuesit. Psalm i Davidit, këngë.
40 Shpresova me zjarr te Jehovai,+
dhe ai e ktheu veshin nga unë dhe e dëgjoi thirrjen time për ndihmë.+
2 Gjithashtu, më nxori nga gropa ku buçitnin ujërat,+
nga lluca e batakut.+
Pastaj më ngriti mbi një shkrep+
dhe m’i bëri hapat të sigurt.+
3 Më vuri në gojë një këngë të re,
lëvdime për Perëndinë tonë.+
Shumë do të shohin e do të frikësohen,+
dhe do të kenë besim te Jehovai.+
4 Lum njeriu që ka besim te Jehovai,+
që nuk e ka kthyer fytyrën nga sfiduesit
dhe as nga ata që merren me gënjeshtra!+
O Jehova, Perëndia im, ti ke bërë gjithë ato vepra të mrekullueshme dhe ke menduar shumë për ne.+
Asnjë s’krahasohet me ty.+
Të doja t’i tregoja e të flisja për to,
janë ku e ku më tepër nga sa mund të numëroj.+
6 Me flijime dhe blatime nuk kënaqeshe.+
Veshët m’i hape.+
Blatime të djegura dhe blatime për mëkatin nuk kërkove.+
9 Unë e kam shpallur lajmin e mirë për drejtësinë në kongregacionin e madh+
dhe buzët nuk i ndal.+
Ti e di mirë këtë, o Jehova!+
10 Drejtësinë tënde nuk e mbajta të fshehur brenda zemrës.+
Besnikërinë dhe shpëtimin tënd kam shpallur.+
Dashamirësinë dhe vërtetësinë tënde nuk i kam mbajtur të fshehura në kongregacionin e madh.»+
11 O Jehova, mos ma kurse dhembshurinë tënde.+
Dashamirësia dhe besnikëria jote le të më ruajnë vazhdimisht.+
12 Sepse të këqija të panumërta më rrethuan.+
Fajet që më pushtuan, ishin më të shumta nga sa mund të shihja.+
Ato ishin më të shumta se flokët e kokës sime,+
dhe më lëshoi zemra.+
14 Le të turpërohen dhe le të skuqen njëherësh+
ata që kërkojnë ta shkatërrojnë shpirtin tim.+
Le të kthehen mbrapsht dhe të poshtërohen ata që kënaqen me gjëmën time!+