Dirigjuesit. Për Gitith.+ Psalm i bijve të Korahut. Këngë.
84 Sa e dua tabernakullin tënd të madhërishëm,+
o Jehova i ushtrive!+
2 Shpirti im ka mall e po digjet për oborret e Jehovait.+
Zemra e trupi im lëshojnë britma gëzimi për Perëndinë e gjallë.+
3 Edhe zogu e ka gjetur një shtëpi
e dallëndyshja një fole,
ku të vërë të vegjlit e saj,
pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im!
4 Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde!+
Ata të lëvdojnë pareshtur.+ Selah.
5 Lum ata që gjejnë forcë te ti+
e që i kanë në zemër rrugët që të çojnë në shtëpinë tënde!+
6 Duke kaluar përmes luginës së thatë me shkurre bake,+
ata e kthejnë në një vend krojesh.
Mësuesi+ mbulohet me bekime.
7 Ata do të ecin me një gjallëri që sa vjen e shtohet;+
gjithsecili del para Perëndisë në Sion.+
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time;+
mbaj vesh, o Perëndi i Jakobit!+ Selah.
9 O Perëndi, o mburoja jonë,+ pa shih,
pa vështro fytyrën e të mirosurit tënd!+
10 Një ditë në oborret e tua, është më mirë se një mijë gjetiu.+
Unë zgjodha të rrija në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim,+
e jo të vija rrotull nëpër tendat e ligësisë.+
11 Se Perëndia Jehova është diell+ dhe mburojë;+
hir dhe lavdi, ja çfarë jep ai.+
Jehovai nuk do t’i kursejë asgjë të mirë kujtdo që ecën në mënyrë të patëmetë.+
12 O Jehova i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!+