Proverbat
20 Vera sjell tallje+ dhe pija dehëse e bën njeriun të zhurmshëm.+ Kushdo që e humbet rrugën prej saj, nuk është i mençur.+
2 Lemeria që të kall mbreti është si gjëmimi i një luani të ri me krifë.+ Kush tërheq mbi vete tërbimin e tij, mëkaton kundër shpirtit të vet.+
3 Është lavdi për njeriun të heqë dorë nga grindja,+ por kush është i marrë, do të përzihet shpejt në të.+
4 Përtaci nuk do të lërojë për shkak të dimrit.+ Ai do të lypë në kohën e korrjes, por s’do të gjejë gjë.+
5 Qëllimet në zemrën e njeriut janë si ujëra të thella,+ por njeriu me aftësi dalluese i nxjerr në sipërfaqe.+
6 Shumë njerëz do ta shpallin dashamirësinë e tyre,+ por kush mund të gjejë një njeri të besueshëm?+
7 I drejti ecën me integritet.+ Të lumtur janë bijtë që vijnë pas tij.+
8 Mbreti ulet në fronin e gjykimit,+ duke shpërndarë me sytë e tij gjithë të keqen.+
9 Kush mund të thotë: «Unë e kam pastruar zemrën.+ Jam bërë i kulluar nga mëkati im.»+
10 Dy lloj peshash dhe dy lloj efash+ janë që të dyja të pështira për Jehovain.+
11 Një djalë njihet edhe nga veprimet e tij: nëse veprat e tij janë të kulluara dhe të drejta.+
12 Si veshin që dëgjon, ashtu edhe syrin që shikon, Jehovai i ka bërë që të dy.+
13 Mos e duaj gjumin, që të mos biesh në varfëri.+ Hapi sytë dhe ngopu me bukë.+
14 «Është e keqe, e keqe!»—thotë blerësi dhe largohet.+ Pastaj mburret me veten.+
15 Ar dhe korale ka me bollëk, por buzët e njohurisë janë enë të çmuara.+
16 Në rast se një njeri del garant për një të huaj, merri atij rrobën.+ Nëse përzihet me një grua imorale,* mbaji atij një peng.+
17 Buka e fituar me hile i duket e këndshme njeriut,+ por më pas goja i mbushet me zhavorr.+
18 Me anë të këshillës planet janë të sigurta,+ dhe luftën bëje nën një drejtim të aftë.+
19 Kush sillet lart e poshtë si shpifës, zbulon bisedën e bërë në mirëbesim,+ prandaj mos ki shoqëri me një njeri që flet tepër.*+
20 Llamba e atij që mallkon babanë dhe nënën+ do të shuhet kur të afrojë errësira.+
21 Trashëgimia fitohet me lakmi në fillim,+ por në fund ajo nuk do të bekohet.+
22 Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen!»+ Shpreso te Jehovai,+ dhe ai do të të shpëtojë.+
23 Dy lloj peshash janë të pështira për Jehovain,+ dhe peshorja me hile nuk është e mirë.+
24 Jehovai i drejton hapat e një burri.+ Si mund ta dallojë, pra, njeriu udhën e tij?+
25 Për njeriun është një lak të thërrasë pa menduar: «E shenjtë!»,+ dhe t’i shqyrtojë zotimet pasi t’i ketë marrë ato.+
26 Mbreti i mençur i shpërndan të ligjtë+ dhe i kthen me rrotën e shirëses së drithit.+
27 Ajo që shfryn* njeriu,+ është llambë për Jehovain, që kërkon me kujdes gjithë pjesët më të brendshme të barkut.+
28 Dashamirësia dhe e vërteta e ruajnë mbretin.+ Me anë të dashamirësisë, ai e mban fronin+ e tij.
29 Bukuria e të rinjve është fuqia e tyre,+ dhe shkëlqimi i të moshuarve janë flokët e bardhë.+
30 Të rrahurat që hapin plagë, e spastrojnë të keqen,+ dhe të goditurat depërtojnë në pjesët më të brendshme të barkut.+