Proverbat
6 Biri im, nëse ke dalë garant për një tjetër,+ nëse i ke dhënë dorën në shenjë marrëveshjeje qoftë edhe një të huaji,+ 2 nëse je zënë në lak nga fjalët e gojës sate,+ nëse je kapur nga fjalët e gojës sate, 3 atëherë, biri im, ja si do të veprosh që të çlirohesh: përulu dhe mbyte atë me kërkesa,+ sepse ke rënë në dorë të tjetrit.+ 4 Mos vër fare gjumë në sy, as mos i lër qepallat* e tua të dremitin.+ 5 Si një gazelë çlirohu nga dora e gjuetarit dhe si një zog nga dora e gjahtarit të zogjve.+
6 Shko te milingona,+ o përtac;+ shihi udhët e saj dhe bëhu i mençur. 7 Edhe pse nuk ka komandant, të parë a sundimtar, 8 ajo e përgatit ushqimin e vet gjatë verës,+ i ka mbledhur zahiretë e veta gjatë të korrave. 9 Deri kur do të rrish shtrirë, o përtac?+ Kur do të çohesh nga gjumi?+ 10 Fli edhe pak, dremit edhe pak, rri edhe pak me duart kryq për të pushuar,+ 11 dhe varfëria jote ka për të ardhur si një kusar bredhacak+ dhe skamja jote si një njeri i armatosur.+
12 Njeriu i pavlerë,+ njeriu i dëmshëm, ecën me një të folur dredharak,+ 13 duke shkelur syrin,+ duke bërë shenja me këmbë, duke treguar me gishta.+ 14 Mbrapshti ka në zemrën e tij.+ Gjithë kohën sajon të këqija.+ Mbjell vetëm grindje.+ 15 Ja pse befas do t’i vijë katastrofa;+ në çast do të thyhet dhe s’do të ketë asnjë shërim.+
16 Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren;+ po, shtatë janë gjërat e pështira për shpirtin e tij:+ 17 sytë krenarë,+ gjuha gënjeshtare+ dhe duart që derdhin gjak të pafaj,+ 18 zemra që sajon plane të dëmshme,+ këmbët që turren drejt së keqes,+ 19 dëshmitari i rremë që përhap gënjeshtra+ dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.+
20 Ruaje, o biri im, urdhërimin e atit tënd+ dhe mos e braktis ligjin e nënës sate.+ 21 Mbaji vazhdimisht të lidhur në zemrën+ tënde, lidhi rreth qafës.+ 22 Kur të ecësh, do të të drejtojnë;+ kur të shtrihesh, do të të ruajnë;+ e kur të jesh zgjuar, do të kujdesen për ty. 23 Sepse urdhërimi është llambë,+ dritë është ligji+ dhe qortimet e disiplinës janë udha e jetës,+ 24 për të të ruajtur nga gruaja e keqe,+ nga lajkat e gjuhës së gruas imorale.*+ 25 Mos e dëshiro bukurinë e saj në zemrën tënde+ dhe mos të kaptë ajo me sytë e saj të ndritshëm,+ 26 sepse për një prostitutë njeriu katandiset për një copë bukë+ dhe gruaja e një burri tjetër gjuan një shpirt+ të çmuar. 27 A mund të grumbullojë një burrë zjarr në gji e të mos i digjen rrobat?+ 28 Ose, a mund të ecë një burrë mbi thëngjij e të mos i përcëllohen këmbët? 29 Kështu ndodh me këdo që ka marrëdhënie me gruan e tjetrit:+ kushdo që e prek atë, nuk do të mbesë i pandëshkuar.+ 30 Njerëzit nuk e përbuzin hajdutin që vjedh për të ngopur shpirtin, kur është i uritur. 31 Por kur ta gjejnë, ai do të dëmshpërblejë shtatë herë aq sa ka marrë; do të japë gjithë sendet me vlerë të shtëpisë së tij.+ 32 Kushdo që kryen kurorëshkelje me një grua, ka një zemër pa gjykim të mirë;*+ ai që e bën këtë, e çon shpirtin e vet në rrënim.+ 33 Plagë dhe çnderim do të gjejë+ dhe poshtërimi i tij nuk do të hiqet.+ 34 Sepse xhelozia+ e tërbon burrin dhe ai s’do të tregojë dhembshuri ditën e hakmarrjes.+ 35 S’do të marrë parasysh asnjë lloj shpërblese, as ka për t’u treguar i gatshëm, sado e madhe të jetë dhurata.