Ezekieli
4 Ti, o bir njeriu, merr një tullë, vëre përpara dhe skalit në të qytetin e Jerusalemit.+ 2 Pastaj rrethoje+ me një mur+ dhe një ledh rrethues.+ Ngri kampe dhe rreth e qark tij vër disa desh për të shembur muret.+ 3 Merr një tigan hekuri dhe vendose si mur hekuri midis teje e qytetit. Ktheje fytyrën nga qyteti që rrethove. Kjo është një shenjë për shtëpinë e Izraelit.+
4 Pastaj shtrihu në krahun e majtë dhe vër nga ajo anë fajin e shtëpisë së Izraelit.+ Ti do ta mbash fajin e tyre për sa ditë të rrish shtrirë ashtu. 5 Po të caktoj aq ditë sa vitet e fajit të tyre:+ treqind e nëntëdhjetë ditë,+ gjatë të cilave ti do të mbash fajin e shtëpisë së Izraelit. 6 Plotësoji të gjitha ditët.
Herën e dytë shtrihu në krahun e djathtë dhe mbaj fajin e shtëpisë së Judës për dyzet ditë.+ Të kam caktuar një ditë për një vit, një ditë për një vit.+ 7 Ktheje fytyrën+ nga Jerusalemi i rrethuar dhe me krahun të përveshur, profetizo kundër tij.
8 Unë do të të lidh me litarë,+ që të mos kthehesh nga njëri krah në tjetrin, gjersa të kesh plotësuar ditët e rrethimit tënd.
9 Merr grurë,+ elb, bathë,+ thjerrëza,+ mel dhe speltë,*+ e vëri në një enë. Bëj me to bukë dhe ha për sa kohë të rrish i shtrirë në krah, domethënë për treqind e nëntëdhjetë ditë.+ 10 Ushqimi që do të hash, do të jetë me peshë: njëzet sikla në ditë,+ dhe do ta hash pak nga pak gjatë ditës.
11 Edhe ujin do ta pish me masë: një të gjashtën e hinit, dhe do ta pish pak nga pak.
12 Do t’i hash si kuleç elbi+ dhe do t’i pjekësh para syve të tyre mbi jashtëqitje+ të tharë njeriu.» 13 Jehovai vazhdoi: «Kështu do ta hanë bijtë e Izraelit bukën e tyre të papastër+ mes kombeve ku do t’i shpërndaj.»+
14 Atëherë unë thashë: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! Shpirti im nuk është i ndotur.+ Që në rini e deri tani, unë nuk kam ngrënë kurrë ndonjë kafshë të ngordhur a të shqyer+ dhe nuk kam futur në gojë asnjë lloj mishi të papastër.»+
15 Ai më tha: «Në vend të jashtëqitjes së njeriut, po të jap pleh gjedhësh, që të pjekësh bukën mbi të.» 16 Pastaj vazhdoi: «Bir njeriu, në Jerusalem unë do t’i thyej shkopinjtë ku varen bukët në formë unaze.+ Ata do ta hanë bukën me peshë e me ankth+ dhe do ta pinë ujin me masë e të llahtarisur.+ 17 Kështu, ata nuk do të kenë bukë e ujë, do ta shohin njëri-tjetrin të shtangur dhe do të kalben në fajin e tyre.+