Amosi
7 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: në fillim të mbjelljes së vonë që po afronte, ai formoi një mori karkalecash.+ Ishte mbjellja e vonë, që bëhej pas kositjes së barit për mbretin. 2 Kur e kishin përpirë të gjithë barin e tokës, unë thashë: «O Zotëri Sovran Jehova, të lutem, na fal!+ Kush do ta ngrejë Jakobin, duke qenë se është i vogël?!»+
3 Jehovait i erdhi keq për këtë.+ «Kjo s’do të ndodhë»,—tha Jehovai.
4 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: Zotëria Sovran Jehova do ta mbronte çështjen e tij me anë të zjarrit.+ Ai përpiu ujërat e thella e të paana bashkë me një pjesë toke. 5 Unë thashë: «O Zotëri Sovran Jehova, të lutem, prit!+ Kush do ta ngrejë Jakobin, duke qenë se është i vogël?!»+
6 Jehovait i erdhi keq për këtë.+ «Edhe kjo s’do të ndodhë»,—tha Zotëria Sovran Jehova.
7 Pastaj ja ç’më bëri të shoh: Jehovai kishte zënë vend mbi një mur të ndërtuar me plumbçe+ dhe ai vetë kishte një plumbçe në dorë. 8 Jehovai më tha: «Çfarë shikon, Amos?» «Një plumbçe»,—u përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «Ja, unë po vë plumbçen mes popullit tim, Izraelit,+ dhe nuk do ta shfajësoj më gjatë.+ 9 Vendet e larta të Isakut+ do të kthehen në gërmadha dhe shenjtëroret+ e Izraelit do të rrënohen.+ Unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit.»+
10 Atëherë Amaziahu, prifti i Bethelit,+ i dërgoi fjalë Jeroboamit,+ mbretit të Izraelit: «Amosi komploton kundër teje mu në mes të shtëpisë së Izraelit.+ Vendi nuk mund t’i durojë më tërë ato fjalë që thotë,+ 11 pasi ja çfarë thotë ai: ‘Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të shkojë në mërgim larg vendit të tij.’»+
12 Amaziahu i tha Amosit: «O vegimtar,+ ik e mbathja në vendin e Judës! Atje ha bukë e profetizo, 13 por mos profetizo më+ në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit+ dhe selia mbretërore.»
14 Atëherë Amosi iu përgjigj Amaziahut: «Unë nuk isha as profet dhe as bir profeti,+ por isha çoban+ dhe kultivues* i fiqve të Egjiptit. 15 Jehovai më mori nga kopeja dhe pikërisht Jehovai më tha: ‘Shko e profetizoji popullit tim, Izraelit.’+ 16 Tani, dëgjo se çfarë thotë Jehovai: “Mos po thua: ‘Mos profetizo kundër Izraelit+ dhe mos nxirr asnjë fjalë+ kundër shtëpisë së Isakut.’ 17 Atëherë, kështu thotë Jehovai: ‘Gruaja jote do të jetë prostitutë në qytet.+ Bijtë dhe bijat e tua do të vriten nga shpata. Vendi yt do të ndahet me litarin e matjes. Kurse ti do të vdesësh në tokë të papastër+ dhe Izraeli do të çohet në mërgim larg vendit të tij.’”»+