Amosi
9 Unë pashë Jehovain që kishte zënë vend mbi altar+ dhe tha: «Goditi kokat e shtyllave, që të tunden pragjet. Prejua kokat të gjithave.+ Njerëzit që kanë mbetur, do t’i vras me shpatë. Asnjë nga ata që ikin, nuk do t’ia dalë dot dhe asnjë nga ata që ia mbathin, nuk do të shpëtojë dot.+ 2 Edhe sikur të gërmojnë deri në Sheol,* dora ime do t’i nxjerrë që andej.+ Edhe sikur të ngjiten në qiell, unë do t’i zbres që andej.+ 3 Edhe sikur të fshihen në majë të Karmelit, unë do t’i kërkoj me kujdes dhe me siguri do t’i kap.+ Edhe sikur t’u fshihen syve të mi në fund të detit,+ atje do të urdhëroj gjarprin që t’i kafshojë. 4 Edhe sikur të shkojnë në robëri para armiqve të tyre, atje do të urdhëroj shpatën që t’i vrasë.+ Nuk do t’ua ndaj sytë, jo për mirë, por për keq.+ 5 Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive, e prek vendin, dhe ai tretet.+ Tërë banorët e tij do të mbajnë zi.+ Ai do të ngrihet i tëri si Nili dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.+
6 Ai që ndërton një udhë deri në qiell+ dhe që e ka vënë kupën e tij qiellore mbi tokë,+ ai që i thërret ujërat e detit+ që t’i derdhë mbi faqen e dheut,+ e ka emrin Jehova.+
7 O bij të Izraelit, a nuk jeni për mua si bijtë e kushitëve?—thotë Jehovai.—A nuk i nxora unë izraelitët nga Egjipti,+ filistinët+ nga Kreta dhe sirianët nga Kiri?+
8 Unë, Zotëria Sovran Jehova, nuk ia ndaj sytë mbretërisë mëkatare+ dhe do ta zhduk nga faqja e dheut.+ Megjithatë, nuk do ta zhduk krejt shtëpinë e Jakobit,+—thotë Jehovai.— 9 Unë po jap urdhër dhe do ta tund shtëpinë e Izraelit mes të gjitha kombeve,+ ashtu si tundet shosha, e s’do të bjerë në tokë asnjë guralec. 10 Tërë mëkatarët e popullit tim që thonë: ‘Asnjë e keqe s’do të na vijë dhe s’do të na zërë’,+ do të vdesin nga shpata.+
11 Atë ditë do të ngre+ kasollen+ e Davidit, që ka rënë,+ dhe do t’i meremetoj të çarat. Do të ngre rrënojat e saj dhe do ta ndërtoj si kohë më parë,+ 12 me qëllim që ata të shtien në dorë atë që ka mbetur nga Edomi+ dhe të gjitha kombet te të cilat është thirrur emri im,+—thotë Jehovai, që po e bën këtë gjë.
13 Po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur ai që lëron, do ta arrijë atë që korr+ dhe ai që shtyp rrushin, do të arrijë atë që hedh farën.+ Malet do të pikojnë verë të ëmbël+ dhe kodrat do të shkrihen.+ 14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+
15 Unë do t’i mbjell në tokën e tyre, dhe ata nuk do të çrrënjosen më kurrë nga toka që u kam dhënë,»+—thotë Jehovai, Perëndia yt.