Sofonia
3 Mjerë ti që rebelohesh e ndotesh, o qytet që shtyp!+ 2 Nuk e dëgjove zërin që të foli,+ nuk e pranove disiplinën.+ Nuk pate besim te Jehovai.+ Nuk iu afrove Perëndisë tënd.+ 3 Princat e tu ishin si luanë që ulërijnë.+ Gjykatësit e tu ishin si ujqërit e natës, të cilëve nuk u mbetej asnjë kockë për të brejtur gjer në mëngjes.+ 4 Profetët e tu ishin të pacipë e njerëz të pabesë.+ Vetë priftërinjtë e tu e përdhosën atë që ishte e shenjtë, dhunuan ligjin.+ 5 Jehovai ishte i drejtë me ty;+ nuk bënte padrejtësi.+ Mëngjes për mëngjes jepte vendimin e tij gjyqësor+ dhe në ag të ditës ky vendim nuk mungonte.+ Megjithatë i padrejti nuk e dinte ç’ishte turpi.+
6 «Kombet i shfarosa. Kullat e tyre në qoshe të mureve u rrënuan. Rrugët e tyre i shkretova dhe askush nuk kalon më nëpër to. Qytetet e tyre u bënë të shkreta dhe s’ka më njeri, s’ka më asnjë banor.+ 7 Unë thashë: ‘Me siguri do të ma kesh frikën; do ta pranosh disiplinën’,+ që banesa e tij të mos shfarosej+—do t’i kërkoj llogari për të gjitha këto.+ Ata nxituan t’u bënin tërë të këqijat+ të tjerëve.
8 Prandaj, më pritni,+—thotë Jehovai,—gjer ditën kur të ngrihem për të bërë pre,+ sepse vendimi im gjyqësor është ky: të mbledh kombet,+ të bashkoj mbretëritë, që të derdh mbi to dënimin tim,+ gjithë zemërimin tim të zjarrtë, sepse tërë toka do të gllabërohet nga zjarri i zellit tim.+ 9 Në atë kohë do t’ua ndryshoj popujve gjuhën në një gjuhë të kulluar,+ që të gjithë të thërrasin emrin e Jehovait+ e t’i shërbejnë atij sup më sup.+
10 Që nga zona e lumenjve të Etiopisë, ata që më përgjërohen, domethënë të shpërndarët e mi, do të më sjellin një dhuratë.+ 11 Atë ditë nuk do të të vijë turp për të gjitha veprimet që bëre, duke kryer shkelje kundër meje,+ sepse unë do të heq nga gjiri yt ata që gëzojnë gjithë fodullëk+ e ti nuk do të jesh më kurrë fodull në malin tim të shenjtë.+ 12 Do të lë në gjirin tënd një popull të përulur e të thjeshtë,+ që do të gjejë strehë tek emri i Jehovait.+ 13 Ata që kanë mbetur nga Izraeli+ nuk do të bëjnë padrejtësi,+ nuk do të thonë gënjeshtra+ e në gojën e tyre nuk do të gjendet gjuhë dhelparake,+ sepse do të ushqehen e do të shtrihen+ dhe askush nuk do t’i trembë.»+
14 Lësho britma të gëzuara, o bijë e Sionit! Shpërthe në britma hareje,+ o Izrael! Gëzo e ngazëllo me gjithë zemër, o bijë e Jerusalemit!+ 15 Jehovai e hoqi gjykimin e tij kundër teje.+ Ai e largoi armikun tënd.+ Mbreti i Izraelit, Jehovai, gjendet mes teje+ dhe ti nuk do t’i frikësohesh më gjëmës.+ 16 Atë ditë Jerusalemit do t’i thuhet: «Mos ki frikë, o Sion.+ Të mos të lëshojë zemra.*+ 17 Jehovai, Perëndia yt, është mes teje dhe si i Fuqishëm do të të shpëtojë.+ Do të ngazëllojë për ty.+ Nga dashuria që ka, ai do të qëndrojë i heshtur. Do të gëzojë për ty dhe do të lëshojë britma lumturie.
18 Unë do t’i mbledh+ ata që i ka mbërthyer hidhërimi,+ ngaqë nuk ishin në festat e tua. Ata u ndodhën larg teje, sepse mbanin mbi vete poshtërimin.+ 19 Ja pra, unë po veproj kundër të gjithë atyre që të munduan në atë kohë.+ Unë do ta shpëtoj atë që çalon+ dhe do ta mbledh atë që është shpërndarë.+ Do t’u jap lavdi dhe një emër të mirë në tërë vendin ku u turpëruan. 20 Në atë kohë, po, në kohën kur do t’ju mbledh së bashku, do t’ju kthej. Do t’ju jap një emër të mirë dhe lavdi mes gjithë popujve të dheut, kur të kthej para syve tuaj ata që ishin marrë robër»,—thotë Jehovai.+