Zakaria
3 Pastaj Perëndia më tregoi kryepriftin Josi+ që qëndronte përpara engjëllit të Jehovait dhe Satanain+ që qëndronte në të djathtë të tij, me qëllim që t’i kundërvihej.+ 2 Atëherë engjëlli+ i Jehovait i tha Satanait: «Të qortoftë+ Jehovai, o Satana, po, të qortoftë Jehovai, ai që ka zgjedhur Jerusalemin!+ A nuk është ky një kërcu i shkëputur nga zjarri?»+
3 Tani, Josiu kishte veshur rroba të fëlliqura+ dhe qëndronte përpara engjëllit. 4 Ai u tha atyre që qëndronin para tij: «Hiqjani rrobat e fëlliqura.» Pastaj i tha atij: «Shiko, unë e kam hequr prej teje fajin+ dhe do të të veshin me petka të gjata ceremonie.»+
5 Atëherë thashë: «Le t’i vihet një çallmë e pastër në kokë.»+ Kështu, i vunë në kokë çallmën e pastër dhe i veshën rrobat. Ndërkohë engjëlli i Jehovait qëndronte aty pranë. 6 Dhe engjëlli i Jehovait filloi t’i jepte dëshmi Josiut, duke thënë: 7 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Nëse do të ecësh në udhët e mia dhe nëse do t’i plotësosh detyrimet që ke ndaj meje,+ atëherë ti do të gjykosh shtëpinë time+ dhe do të ruash edhe oborret e mia. Unë do të të lejoj të hysh lirisht mes këtyre që qëndrojnë këtu pranë.’
8 ‘Dëgjo, të lutem, o kryeprifti Josi, ti dhe shokët e tu që rrinë ulur para teje, sepse prania e atyre burrave shërben si një shenjë.+ Unë po sjell shërbëtorin tim,+ Filizin!+ 9 Ja guri+ që kam vënë përpara Josiut. Mbi atë gur ka shtatë sy.+ Ja tek po i bëj skalitjet,+—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe do ta heq fajin e atij vendi brenda një dite.’+
10 ‘Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—ju do t’i thërritni njëri-tjetrit teksa rrini poshtë hardhisë e poshtë fikut.’»+