Zakaria
4 Engjëlli që po fliste me mua u kthye dhe më zgjoi, sikur të zgjonte dikë nga gjumi.+ 2 Pastaj më pyeti: «Çfarë sheh?»+
I thashë: «Shoh një shandan, krejt prej ari,+ me një kupë në majë. Mbi të gjenden shtatë llambat e tij, po, shtatë.+ Llambat në majë kanë shtatë gypa. 3 Pranë tij ka dy pemë ulliri,+ njëra në të djathtë të kupës dhe tjetra në të majtë të saj.»
4 Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ç’do të thonë këto gjëra, imzot?»+ 5 Dhe engjëlli që po më fliste ma ktheu: «Vërtet nuk e di ç’do të thonë këto gjëra?»
I thashë: «Jo, imzot.»+
6 Dhe ai m’u përgjigj: «Kjo është fjala e Jehovait drejtuar Zorobabelit: ‘Jo me ndonjë forcë ushtarake,+ as me fuqi,+ por me frymën time’,+—thotë Jehovai i ushtrive. 7 Kush je ti, o mal i madh?+ Para Zorobabelit+ do të bëhesh një vend i rrafshët. Ai do ta nxjerrë përpara gurin kryesor.+ Për të do të lëshohen britma:+ ‘Sa magjepsës! Sa magjepsës!’»+
8 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 9 «Duart e Zorobabelit i hodhën themelet e kësaj shtëpie+ dhe duart e tij do ta përfundojnë.+ Dhe do ta merrni vesh që te ju më ka dërguar vetë Jehovai i ushtrive.+ 10 Sepse kush e ka përbuzur ditën e gjërave të vogla?+ Njerëzit do të gëzojnë+ dhe do të shohin plumbçen në dorën e Zorobabelit. Do ta shohin edhe shtatë sytë e Jehovait.+ Ata enden lart e poshtë nëpër gjithë tokën.»+
11 Unë e pyeta: «Ç’kuptim kanë këto dy pemë ulliri në të djathtë dhe në të majtë të shandanit?»+ 12 Pastaj e pyeta për herë të dytë: «Ç’kuptim kanë degët e dy pemëve të ullirit, që nëpërmjet dy tubave prej ari derdhin lëngun e tyre të artë?»
13 Ai më tha: «Vërtet nuk e di ç’kuptim kanë këto gjëra?»
Unë ia ktheva: «Jo, imzot.»+
14 Prandaj ai tha: «Këta janë dy të mirosurit+ që qëndrojnë pranë Zotërisë së mbarë tokës.»+