Numrat
13 Jehovai i tha Moisiut: 2 «Dërgo disa burra që të vëzhgojnë vendin e Kanaanit, të cilin unë po ua jap bijve të Izraelit.+ Do të dërgoni një burrë nga çdo fis atëror dhe të gjithë të jenë prijës.»+
3 Kështu, Moisiu i nisi ata nga shkretëtira e Paranit+ me urdhër të Jehovait. Të gjithë ata burra ishin krerë të bijve të Izraelit. 4 Këta janë emrat e tyre: Shamuai, biri i Zakurit, nga fisi i Rubenit; 5 Shafati, biri i Horit, nga fisi i Simeonit; 6 Kalebi,+ biri i Jefunehut, nga fisi i Judës; 7 Igali, biri i Jozefit, nga fisi i Isakarit; 8 Hoshea,*+ biri i Nunit, nga fisi i Efraimit; 9 Palti, biri i Rafuit, nga fisi i Beniaminit; 10 Gadieli, biri i Sodit, nga fisi i Zabulonit; 11 Gadiu, biri i Susit, nga fisi i Jozefit,+ për fisin e Manaseut;+ 12 Amieli, biri i Gemalit, nga fisi i Danit; 13 Seturi, biri i Mikaelit, nga fisi i Asherit; 14 Nahbiu, biri i Vofsit, nga fisi i Neftalit; 15 Geueli, biri i Makiut, nga fisi i Gadit. 16 Këta ishin emrat e burrave që dërgoi Moisiu për të vëzhguar vendin. Moisiu e quajti Hoshenë, birin e Nunit, Jehosi.+
17 Kur po i dërgonte të vëzhgonin vendin e Kanaanit, Moisiu u tha: «Ngjituni që këtej në Negeb+ dhe pastaj në rajonin malor.+ 18 Shihni si është vendi+ dhe njerëzit që banojnë në të: janë të fortë apo të dobët, janë shumë apo pak; 19 si është vendi ku qëndrojnë, i mirë apo i keq; si janë qytetet ku banojnë, fushime apo fortifikata; 20 si është toka, pjellore apo e ligët,+ ka pemë apo s’ka. Tregohuni të guximshëm+ e merrni ca fryte nga ai vend.» Ishte koha kur piqet rrushi i hershëm.+
21 Kështu, ata u ngjitën dhe vëzhguan vendin nga shkretëtira e Zinit+ deri në Rehob,+ në hyrje të Hamathit.+ 22 U ngjitën në Negeb+ dhe më pas mbërritën në Hebron.+ Atje ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai,+ që kishin lindur nga Anaku.+ Hebroni+ ishte ndërtuar shtatë vjet para Zoanit+ të Egjiptit. 23 Kur mbërritën në luginën e përroit të Eshkolit,+ prenë një degë me një bistak rrushi.+ Dy burra e mbajtën me një shkop dhe morën edhe ca shegë+ e ca fiq. 24 Ai vend u quajt lugina e përroit të Eshkolit,*+ nga bistaku që prenë atje bijtë e Izraelit.
25 Më në fund, pas dyzet ditëve,+ ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit. 26 Kështu mbërritën te Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh.+ I njoftuan ata dhe tërë asamblenë për gjithë sa panë, e u treguan frytet e vendit. 27 Ata i raportuan atij: «Ne shkuam në vendin ku na dërgove. Atje rrjedh vërtet qumësht e mjaltë,+ dhe këto janë frytet e tij.+ 28 Megjithatë, njerëzit që banojnë në atë vend, janë të fortë dhe qytetet e fortifikuara janë shumë të mëdha.+ Atje pamë edhe ata që kishin lindur nga Anaku.+ 29 Amalekitët+ banojnë në Negeb.+ Hititët, jebusitët+ dhe amoritët+ banojnë në rajonin malor, ndërsa kananitët+ banojnë afër detit dhe përgjatë Jordanit.»
30 Atëherë Kalebi+ u përpoq ta qetësonte popullin para Moisiut dhe tha: «Ejani të ngjitemi menjëherë dhe keni për të parë po s’e shtimë në dorë. Ne patjetër që mund ta pushtojmë.»+ 31 Mirëpo burrat që kishin shkuar me të, thanë: «Ne nuk sulemi dot kundër atij populli, se ata janë më të fortë se ne.»+ 32 E kështu u thoshin bijve të Izraelit fjalë të këqija+ për vendin që kishin vëzhguar: «Vendi që përshkuam për ta vëzhguar është një vend që i përpin banorët e vet. Veç kësaj të gjithë njerëzit që pamë atje, janë burra me shtat të jashtëzakonshëm.+ 33 Po, atje pamë gjigantët,* bijtë e Anakut+ që vijnë nga nefilimët. Na u duk vetja si karkaleca, e po kështu iu dukëm edhe atyre.»+