Zbulesa
15 Unë pashë në qiell një shenjë+ tjetër, të madhe e të mrekullueshme: shtatë engjëj+ me shtatë plagë.+ Këto janë të fundit, sepse me to mori fund+ zemërimi+ i Perëndisë.
2 Pashë një si det+ të qelqtë, të përzier me zjarr, dhe pashë ata që dalin fitimtarë+ mbi bishën, shëmbëlltyrën e saj+ dhe numrin+ e emrit të saj, tek qëndronin në këmbë pranë detit+ të qelqtë, me harpat+ e Perëndisë. 3 Ata këndojnë këngën e Moisiut,+ skllavit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit,+ duke thënë:
«Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,+ o Perëndi Jehova, o i Plotfuqishëm!+ Të drejta e të besueshme janë udhët e tua,+ o Mbret i përjetësisë!+ 4 Kush nuk do të ketë frikë nga ti,+ o Jehova,+ dhe nuk do t’i japë lavdi emrit tënd?+ Sepse vetëm ti je besnik!+ Sepse të gjitha kombet do të vijnë e do të adhurojnë para teje,+ pasi ato e panë qartë drejtësinë e dekreteve të tua.»+
5 Pas këtyre gjërave, pashë që u hap në qiell+ shenjtërorja e tendës+ së dëshmisë,+ 6 dhe shtatë engjëjt+ me shtatë plagët+ dolën nga shenjtërorja. Ata ishin veshur me li+ të pastër e të shndritshëm, dhe kishin ngjeshur rreth gjoksit breza prej ari. 7 Një nga katër krijesat e gjalla+ u dha shtatë engjëjve shtatë kupa ari, plot me zemërimin e Perëndisë,+ që rron në jetë të jetëve.+ 8 Shenjtërorja u mbush me tym, prej lavdisë së Perëndisë+ dhe prej fuqisë së tij. Askush nuk mund të hynte në shenjtërore, derisa të përfundonin shtatë plagët+ e shtatë engjëjve.