Jobi
20 Zofari,+ namatiti, ia ktheu:
2 «Mendimet turbulluese më nxitin të flas,
nga gjithë acarimi që ndiej përbrenda.
4 Me siguri e ke ditur gjithnjë këtë që do të të them,
se kështu ka qenë që kur u krijua njeriu* në tokë,+
5 që britma e gëzuar e të këqijve është jetëshkurtër
6 Ndonëse madhështia e tij arrin qiejt
dhe koka e tij prek retë,
7 ai do të zhduket përgjithmonë si jashtëqitja e vet;
ata që e shihnin, do të thonë: ‘Ku është?’
10 Fëmijët e tij do të kërkojnë përkrahjen e fukarenjve,
dhe me duart e veta do ta kthejë mbrapsht pasurinë.+
11 Forca rinore që i mbushte kockat,
do të dergjet bashkë me të në pluhur.
12 Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij,
edhe sikur ta fshehë nën gjuhë,
13 edhe sikur ta shijojë e të mos e heqë,
por të vazhdojë ta mbajë në gojë,
14 ushqimi do t’i thartohet në bark,
do t’i kthehet si helm* kobrash në zorrë.
15 Pasuritë që ka gllabëruar, do t’i vjellë;
Perëndia do t’ia nxjerrë nga barku.
17 Nuk do t’i shohë kurrë përrenjtë plot ujë,
as mjaltin dhe gjalpin që rrjedhin rrëke.
18 Zotërimet e veta do t’i kthejë mbrapsht pa i shijuar;*
pasurinë e nxjerrë nga tregtia s’do ta gëzojë,+
19 sepse dërrmoi dhe braktisi të varfrin;
rrëmbeu shtëpinë që nuk e ndërtoi vetë.
20 Mirëpo brenda vetes s’do të gjejë prehje;
pasuria s’do ta ndihmojë të shpëtojë.
21 S’i ka mbetur gjë tjetër për të gllabëruar,
ndaj edhe begatia e tij s’e ka të gjatë.
22 Kur të jetë në kulmin e bollëkut, do ta pushtojë ankthi,
hallet do ta mbysin me gjithë forcën e tyre.
23 Teksa mbush barkun,
Perëndia* do të shfryjë mbi të zemërimin e Tij të zjarrtë,
do ta derdhë si shi mbi të, deri brenda zorrëve.
24 Kur t’ia mbathë nga armët prej hekuri,
do ta shpojnë shigjetat e harqeve prej bakri.
25 Nga shpina do të shkulë një shigjetë,
një armë vezulluese do të heqë nga tëmthi;
tmerret do ta mbërthejnë.+
26 Thesaret e tij i pret errësira e plotë;
një zjarr që nuk e ndezi e nuk i fryu kush, ka për ta përpirë,
rrënimi i pret ata që mbeten gjallë në tendën e tij.
27 Qielli do t’ia nxjerrë në shesh fajin;
toka do të ngrihet kundër tij.
28 Një përmbytje do t’ia fshijë tej shtëpinë,
një përrua i rrëmbyer, ditën e zemërimit të Perëndisë.*
29 Ky është shpërblimi nga Perëndia për njeriun e lig,
trashëgimia që Perëndia ka vendosur për të.»