Psalmi
Lëvdoni Jehovain nga qiejt!+
Lëvdojeni ju atje lart!
2 Lëvdojeni, të gjithë ju engjëjt e tij!+
Lëvdojeni, mbarë ju ushtritë e tij!+
3 Lëvdoje, ti diell e ti hënë!
Lëvdojeni, mbarë ju yje të shndritshme!+
4 Lëvdojeni, o qiej të qiejve!*
Lëvdojeni ju ujëra përmbi qiej!
7 Lëvdoni Jehovain të gjithë ju mbi faqen e dheut,
ju krijesa të mëdha detare dhe krejt ju ujëra të pafundme,
8 ju vetëtima e ti breshër, ti borë e ju re të errëta,
ti erë e stuhishme, që e çon deri në fund fjalën e tij,+
ju drurë frutorë e të gjithë ju cedra,+
10 krejt ju kafshë të egra+ e të buta,
ju rrëshqanorë e ju zogj fluturakë,
11 ju mbretër të tokës dhe mbarë ju kombe,
ju princa dhe të gjithë ju gjykatës të tokës,+
ju pleq e të rinj bashkë!
13 Emrin e Jehovait lëvdofshin,
sepse veç emri i tij është tejet i lartë e s’arrihet dot;+
madhështia e tij e tejkalon tokën dhe qiellin.+
14 Ai do t’ia shtojë fuqinë* popullit të tij,
për t’i sjellë lavdi të gjithë besnikëve të vet,
po, bijve të Izraelit, popullit që është pranë tij.
Lëvdoni Jah!*