Hozea
3 Pastaj Jehovai më tha: «Shko përsëri, dashuro gruan që e dashuron një burrë tjetër e që kryen kurorëshkelje,*+ ashtu si ka dashuri Jehovai për popullin e Izraelit+ ndërkohë që ata u drejtohen perëndive të tjera+ dhe vdesin t’u paraqesin kuleç stafidhesh.»*
2 Kështu e bleva atë grua për 15 pjesë argjendi dhe një homer* e gjysmë elbi. 3 Pastaj i thashë: «Do të jesh imja për shumë ditë. Nuk do të kryesh prostitucion* dhe nuk do të kesh marrëdhënie me asnjë burrë tjetër. As unë nuk do të kem marrëdhënie me ty.»
4 Kjo sepse për një kohë të gjatë* populli i Izraelit do të banojë pa mbret,+ pa princ, pa flijim, pa kolona të shenjta dhe pa efod*+ e idhuj shtëpie.*+ 5 Pas kësaj populli i Izraelit do të kthehet e do të kërkojë Jehovain, Perëndinë e tyre,+ si dhe Davidin, mbretin e tyre.+ Në ditët e fundit, ata do të vijnë duke u dridhur para Jehovait dhe mirësisë së tij.+