Naumi
2 Ai që shpartallon po vjen drejt teje.*+
Ruaji fortifikatat! Mbikëqyri rrugët!
Bëhu gati* e mblidhi të gjitha forcat,
2 sepse Jehovai do t’ia rikthejë krenarinë Jakobit
dhe krenarinë Izraelit,
ngaqë shkretuesit i kanë rrënuar+
dhe ua kanë shkretuar bisqet.
3 Mburojat e burrave të fuqishëm janë të kuqe,
luftëtarët janë veshur me të kuqe të errët.
Ditën kur bëhen gati për betejë,
pjesët e hekurta të karrocave të luftës flakërojnë si zjarri
dhe heshtat e dëllinjta vringëllojnë.
4 Karrocat e luftës lëshohen rrugëve si të çmendura,
turren poshtë e përpjetë shesheve,
shkëlqejnë si pishtarë, vezullojnë si vetëtima.
5 Ai* do të thërrasë luftëtarët e vet.
Ata do të pengohen gjatë marshimit,
do të turren drejt mureve të saj
e do të ngrenë barrikada.
7 Siç është dekretuar:* atë e kanë poshtëruar
dhe kanë robëruar, skllavet e saj rënkojnë, si pëllumba që gugatin,
dhe godasin gjoksin* nga hidhërimi.
«Ndaluni! Ndaluni!»,
por askush nuk kthehet prapa.+
10 Qyteti është bosh, i shkretë e i rrënuar!+
Zemrat u mpaken nga frika, gjunjët u këputen, këmbët iu dridhen.
Të gjithë janë zbehur në fytyrë.
11 Ku është strofka e luanëve,+ vendi ku ushqehen luanët e rinj,*
aty ku luanët u prijnë këlyshëve të vet
dhe askush nuk i tremb?
12 Luani shqyente pre sa për këlyshët e vet
dhe mbyste kafshë për luaneshat e tij.
Zgavrat i mbushte me pre
dhe strofkat me kafshë të shqyera.
13 Jehovai i ushtrive thotë: «Ja, unë jam kundër teje+
e do të t’i bëj shkrumb e hi karrocat e luftës.+
Shpata do të gllabërojë luanët e rinj.*
Unë do t’i jap fund gjuetisë sate mbi faqen e dheut,
dhe zëri i lajmëtarëve të tu s’do të dëgjohet më.»+