Gjoni
10 Me të vërtetë po ju them se ai që nuk hyn në vathën e deleve nga dera,+ por ngjitet nga ndonjë vend tjetër, është hajdut dhe plaçkitës.+ 2 Kurse ai që hyn nga dera,+ është bariu+ i deleve,+ 3 dhe këtij portieri+ ia hap derën. Delet+ e dëgjojnë zërin e tij, ai i thërret delet e veta me emër dhe i nxjerr jashtë. 4 Kur i nxjerr gjithë të vetat, ai shkon para tyre dhe delet e ndjekin,+ sepse e njohin zërin e tij.+ 5 Një të panjohur nuk do ta ndiqnin kurrsesi, por do të iknin+ nga ai, sepse nuk e njohin zërin e të panjohurve.»+ 6 Jezui u tha këtë krahasim, por ata nuk e kuptuan ç’po u thoshte.+
7 Prandaj, Jezui tha përsëri: «Me të vërtetë po ju them se unë jam dera+ e deleve. 8 Të gjithë ata që kanë ardhur në vendin tim, janë hajdutë dhe plaçkitës,+ por delet nuk i kanë dëgjuar.+ 9 Unë jam dera,+ dhe kushdo që hyn nëpërmjet meje, do të shpëtojë, do të hyjë e do të dalë dhe do të gjejë kullotë.+ 10 Hajduti+ vjen vetëm për të vjedhur, për të prerë e për të shkatërruar.+ Unë erdha që ato të kenë jetë e ta kenë me bollëk. 11 Unë jam bariu i shkëlqyer,+ dhe bariu i shkëlqyer jep shpirtin për delet.+ 12 Mëditësi,+ që nuk është bari dhe delet nuk i ka të vetat, e sheh ujkun që vjen dhe i braktis delet e ikën. Kështu, ujku i rrëmben dhe i shpërndan.+ 13 Sepse ai është mëditës+ dhe nuk i interesojnë delet.+ 14 Unë jam bariu i shkëlqyer e i njoh delet e mia,+ dhe delet e mia më njohin,+ 15 ashtu si Ati më njeh e unë e njoh Atin,+ dhe jap shpirtin për delet.+
16 Kam edhe dele të tjera,+ që nuk janë të kësaj vathe.+ Edhe ato do t’i sjell, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim+ e do të bëhen një kope e vetme me një bari të vetëm.+ 17 Prandaj Ati më do,+ sepse jap shpirtin tim,+ që ta marr përsëri. 18 Nuk ma ka marrë askush, por e jap me nismën time. Unë kam autoritet ta jap dhe ta marr përsëri.+ Urdhërimin+ për këtë e mora nga Ati im.»
19 Judenjtë u përçanë+ përsëri për shkak të këtyre fjalëve. 20 Shumë thoshin: «Ai ka një demon+ dhe është i çmendur. Pse e dëgjoni?» 21 Të tjerët ua kthenin: «Këto nuk janë fjalët e një të demonizuari. A mundet një demon t’u hapë sytë të verbërve?»
22 Në atë kohë, në Jerusalem u bë festa e kushtimit.* Ishte dimër 23 dhe Jezui po ecte në tempull, në kolonadën e Solomonit.+ 24 Atëherë judenjtë e rrethuan dhe filluan ta pyetnin: «Deri kur do të na e mbash shpirtin pezull? Nëse je ti Krishti,+ na e thuaj troç.»+ 25 Jezui iu përgjigj: «Jua thashë, e prapëseprapë ju nuk besoni. Veprat që po bëj në emër të Atit tim, japin dëshmi për mua.+ 26 Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni prej deleve të mia.+ 27 Delet e mia+ e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin.+ 28 Unë u jap jetë të përhershme+ dhe ato nuk do të shkatërrohen kurrën e kurrës,+ e askush nuk do të m’i rrëmbejë nga dora.+ 29 Ati+ më ka dhënë diçka më të madhe se gjithçka tjetër,+ dhe askush s’mund t’ia rrëmbejë nga dora Atit.+ 30 Unë dhe Ati jemi një.»+
31 Judenjtë morën përsëri gurë, që ta godisnin për ta vrarë.+ 32 Jezui u tha: «Ju tregova shumë vepra të shkëlqyera nga Ati. Për cilën nga ato po më vritni me gurë?» 33 Judenjtë iu përgjigjën: «Nuk po të vrasim për ndonjë vepër të shkëlqyer, por për blasfemi+ dhe sepse ti, ndonëse je njeri, e bën veten një perëndi.»+ 34 Jezui u tha: «A nuk është shkruar në Ligjin+ tuaj: “Unë thashë: ‘Ju jeni perëndi.’”+ 35 Nëse ai quajti ‘perëndi’+ ata kundër të cilëve u drejtua fjala e Perëndisë, dhe Shkrimi nuk anulohet dot,+ 36 mua që Ati më shenjtëroi dhe më dërgoi në botë, më thoni: ‘Ti blasfemon’, ngaqë thashë se jam Biri i Perëndisë?+ 37 Po të mos bëj veprat+ e Atit tim, mos më besoni. 38 Por nëse po i bëj, edhe pse nuk më besoni mua, besoni veprat,+ që të arrini të njihni dhe të vazhdoni të njihni se Ati është në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me Atin.»+ 39 Prandaj, ata u orvatën sërish ta kapnin,+ por ai u iku nga duart.+
40 Kështu, shkoi përsëri matanë Jordanit, në vendin ku pagëzonte+ Gjoni në fillim, dhe qëndroi atje. 41 Shumë njerëz vajtën tek ai dhe nisën të thoshin: «Gjoni vërtet nuk kreu asnjë shenjë, por gjithë sa tha Gjoni për këtë njeri, ishin të gjitha të vërteta.»+ 42 Atje, shumë veta treguan besim tek ai.+