7 Sundimi i tij i madh princëror+ dhe paqja nuk do të kenë fund+ në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij, që ajo të vendoset patundshmërisht+ dhe të qëndrojë me anë të drejtësisë+ dhe veprave të drejta+ që tani e në përjetësi. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+
13 Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+ Do ta ngre fronin tim mbi yjet+ e Perëndisë dhe do të ulem në malin e mbledhjes,+ në viset më të thella të veriut.+
5 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i nxjerr Davidit një filiz të drejtë.+ Do të mbretërojë një mbret,+ dhe ai do të veprojë me maturi, do të gjykojë me drejtësi dhe do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+
27 Rrënojë! Rrënojë! Unë do ta kthej atë në një rrënojë.+ Ajo nuk do t’i jepet askujt, gjersa të vijë ai që ka të drejtën ligjore,+ dhe atij do t’ia jap.’+
19 Prandaj, ne e kemi fjalën profetike+ më të sigurt,+ dhe ju bëni mirë që i kushtoni vëmendje si një llambe+ që ndriçon në një vend të errët, në zemrat tuaja, derisa të agojë dita e të ngrihet ylli i mëngjesit.+
16 ‘Unë, Jezui, dërgova engjëllin tim që t’ju jepja dëshmi lidhur me këto gjëra për kongregacionet. Unë jam rrënja+ dhe pasardhës+ i Davidit, si dhe ylli i shndritshëm i mëngjesit.’»+