Isaia
9 Megjithatë, terri nuk do të jetë si atëherë kur vendi ishte në hall, si kohë më parë, kur toka e Zabulonit dhe toka e Neftalit+ trajtoheshin me përçmim. Në një kohë të mëvonshme dikush e bëri të nderohet+ udhën buzë detit, në rajonin e Jordanit, Galilenë e kombeve.+ 2 Njerëzit që ecnin në errësirë, panë një dritë të madhe.+ Mbi ata që banonin në vendin e territ,+ ndriçoi vetë drita.+ 3 Ti e ke bërë kombin të shumtë në numër+ dhe i ke dhënë një gëzim të madh.+ Ata gëzojnë para teje si gëzojnë njerëzit në kohën e korrjes,+ si gëzojnë kur ndajnë plaçkën.+
4 Sepse ashtu si në ditën e Midianit,+ ti e bëre copë e çikë zgjedhën+ e tyre të rëndë dhe shkopin që u rrinte mbi kurriz, thuprën e atij që i shtrëngonte të punonin.+ 5 Sepse çdo çizme e atij që tund dheun+ kur ecën dhe manteli i tij i ngjyer në gjak, janë bërë për t’u djegur dhe për të mbajtur zjarrin ndezur.+ 6 Sepse na ka lindur një fëmijë,+ na është dhënë një bir+ dhe mbi supet e tij do të jetë sundimi princëror.+ Ai do të thirret Këshilltar i Mrekullueshëm,+ Perëndi i Fuqishëm,+ Atë i Përjetshëm,+ Princ i Paqes.+ 7 Sundimi i tij i madh princëror+ dhe paqja nuk do të kenë fund+ në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij, që ajo të vendoset patundshmërisht+ dhe të qëndrojë me anë të drejtësisë+ dhe veprave të drejta+ që tani e në përjetësi. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+
8 Jehovai dërgoi një fjalë kundër Jakobit, dhe ajo ra mbi Izraelin.+ 9 Populli do ta marrë vesh+ atë, po, që të gjithë, Efraimi dhe banorët e Samarisë,+ për shkak të fodullëkut të tyre dhe paturpësisë së zemrës së tyre kur thoshin:+ 10 «Tullat ranë, por ne do të ndërtojmë me gurë të latuar.+ Fiqtë e Egjiptit+ u prenë, por ne do t’i zëvendësojmë me cedra.» 11 Jehovai do të ngrejë kundër tij kundërshtarët e Rezinit dhe do të nxitë armiqtë e tij,+ 12 Sirinë nga lindja+ dhe filistinët nga prapa,+ e ata do të hapin gojën+ e do ta përpijnë Izraelin. Për të gjitha këto, atij nuk i është larguar zemërimi dhe dorën e ka ende të shtrirë.+
13 Njerëzit nuk u kthyen tek Ai që i goditi+ dhe nuk e kërkuan Jehovain e ushtrive.+ 14 Brenda një dite+ Jehovai do t’i presë Izraelit kokën+ dhe bishtin,+ biskun dhe xunkthin. 15 Koka+ është i moshuari që respektohet shumë, kurse bishti është profeti që jep udhëzime të rreme.+ 16 Pikërisht ata që e udhëheqin këtë popull, e çojnë në rrugë të gabuar,+ kurse ata që udhëhiqen prej tyre, ngatërrohen.+ 17 Prandaj Jehovai nuk do të gëzohet për të rinjtë+ e tyre dhe nuk do të ketë mëshirë për jetimët* e për vejushat e tyre, sepse të gjithë janë apostatë+ e keqbërës dhe çdo gojë thotë gjëra të pamenda. Për të gjitha këto, atij nuk i është larguar zemërimi dhe dorën e ka ende të shtrirë.+
18 Sepse ligësia është ndezur si zjarri+ dhe do të përpijë ferra e barëra të këqija.+ Ajo do t’u vërë zjarrin shkurreve të pyllit,+ të cilat do të ngjiten lart si shtëllungë tymi.+ 19 Nga zemërimi i furishëm i Jehovait të ushtrive, vendi ka marrë flakë dhe zjarri do të mbahet ndezur me njerëzit.+ Askujt nuk do t’i dhimbset qoftë edhe i vëllai.+ 20 Njëri do të këputë për të ngrënë në të djathtë dhe do të ketë uri, kurse tjetri do të hajë në të majtë dhe nuk do të ngopet.+ Secili do të hajë mishin e krahut të vet,+ 21 Manaseu do të hajë Efraimin dhe Efraimi Manaseun. Ata do të jenë së bashku kundër Judës.+ Për të gjitha këto, atij nuk i është larguar zemërimi dhe dorën e ka ende të shtrirë.+