28 Ai më ka treguar dashamirësi,+ dhe mora pëlqimin e mbretit, të këshilltarëve+ të tij dhe tërë princave të fuqishëm të mbretit. Meqë mbi mua ishte dora+ e Jehovait, Perëndisë tim, unë u forcova dhe vazhdova të mblidhja krerët nga Izraeli që të ngjiteshin me mua.
11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë,+ që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,+ nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+
6 Kurse ju do të quheni priftërinj të Jehovait+ dhe shërbëtorë+ të Perëndisë tonë.+ Ju do të hani të mirat e kombeve+ dhe do të krenoheni për gjërat e lavdishme që u morët.+
23 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ato ditë, dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve+ do të kapin,+ po, do të mbërthejnë cepin e rrobës së një judeu+ e do të thonë: ‘Ne do të vijmë me ju,+ sepse kemi dëgjuar që Perëndia është me ju.’”»+
31 Ai do të dërgojë engjëjt e vet me një trumbetë që buçet,+ dhe ata do të mbledhin të zgjedhurit e tij+ nga të katër anët,*+ nga njëri skaj i qiellit në skajin tjetër.