Zbulesa
11 Pastaj m’u dha një kallam që ngjante si shkop+ i madh, dhe një zë më tha: «Ngrihu dhe mat shenjtëroren e tempullit+ të Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë në të. 2 Kurse oborrin që gjendet jashtë+ shenjtërores së tempullit, lëre dhe mos e mat, sepse ai u është dhënë kombeve,+ dhe ato do ta shkelin me këmbë qytetin e shenjtë+ për dyzet e dy muaj.+ 3 Dy+ dëshmitarët e mi do t’i dërgoj të profetizojnë+ për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me copë thesi.»+ 4 Këta paraqiten nga dy pemët e ullirit+ dhe nga dy shandanët,+ e rrinë para Zotërisë së tokës.+
5 Nëse dikush do që t’i dëmtojë ata, nga goja e tyre del zjarr dhe përpin armiqtë e tyre.+ Po, nëse dikush do që t’i dëmtojë, do të vritet në këtë mënyrë. 6 Këta kanë autoritet të mbyllin qiellin,+ që të mos bjerë shi+ gjatë ditëve të profetizimit të tyre, dhe kanë autoritet t’i kthejnë ujërat në gjak+ e të godasin tokën me çdo lloj plage, sa herë të duan.
7 Si të kenë mbaruar me dëshminë, bisha që ngjitet nga humnera,+ do të luftojë kundër tyre, do t’i mundë dhe do t’i vrasë.+ 8 Kufomat e tyre do të dergjen në udhën e gjerë të qytetit të madh, i cili në kuptimin frymor quhet Sodomë+ dhe Egjipt, ku u vu në shtyllë edhe Zotëria i tyre.+ 9 Njerëz nga popuj, fise, gjuhë dhe kombe+ do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë+ e nuk do të lejojnë që ato të futen në varr. 10 Ata që banojnë në tokë, do të gëzojnë+ e ngazëllojnë për vdekjen e tyre, dhe do t’i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit,+ sepse dy profetët i mundonin ata që banonin në tokë.
11 Pas tri ditëve e gjysmë,+ në ta hyri frymë jete+ nga Perëndia, dhe ata u ngritën në këmbë e një frikë e madhe i zuri ata që i shihnin. 12 Ata dëgjuan një zë të fortë+ nga qielli t’u thoshte: «Ejani këtu lart.»+ Ata u ngjitën në qiell në re dhe armiqtë e tyre i panë. 13 Në atë orë ra një tërmet i madh dhe një e dhjeta+ e qytetit u shemb. Shtatë mijë njerëz i vrau tërmeti, ndërsa pjesën tjetër e zuri frika dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.+
14 Mjerimi i dytë+ kaloi. Ja, mjerimi i tretë po vjen me të shpejtë.
15 Engjëlli i shtatë i ra trumbetës.+ Ndërkaq, në qiell ushtuan zëra të fortë, që thoshin: «Mbretëria e botës u bë mbretëria e Zotërisë tonë+ dhe e Krishtit të tij,+ dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.»+
16 Njëzet e katër pleqtë+ që ishin ulur para Perëndisë në fronet e tyre, ranë përmbys+ dhe adhuruan Perëndinë+ 17 me fjalët: «Të falënderojmë,+ o Perëndi Jehova, o i Plotfuqishëm,+ Ai që ishte dhe që është,+ sepse more pushtetin tënd të madh+ dhe fillove të mbretërosh.+ 18 Mirëpo, kombet u zemëruan dhe erdhi zemërimi yt. Erdhi koha e caktuar që të gjykohen të vdekurit e t’u japësh shpërblimin+ skllevërve të tu, profetëve,+ dhe të shenjtëve e atyre që i frikësohen emrit tënd, të vegjël e të mëdhenj,+ si dhe të rrënosh+ ata që rrënojnë tokën.»+
19 Pastaj u hap shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, që është në qiell,+ dhe arka+ e besëlidhjes së tij u duk në shenjtëroren e tempullit.+ Atëherë pati vetëtima, zëra, bubullima, një tërmet dhe një breshër të madh.