-
Ligji i përtërirë 1:34-38Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
34 Gjatë gjithë kohës, Jehovai i dëgjonte ankesat tuaja, prandaj u indinjua dhe u betua solemnisht:+ 35 “Asnjë nga njerëzit e këtij brezi të lig nuk do ta shohë vendin e mirë që u betova t’ua jepja etërve tuaj,+ 36 përveç Kalebit, birit të Jefunehut; ai do ta shohë. Atij dhe bijve të tij do t’u jap vendin ku shkeli, sepse iu bind me gjithë zemër* Jehovait.+ 37 (Për fajin tuaj, Jehovai u zemërua edhe me mua dhe tha: ‘As ti nuk do të hysh atje,+ 38 por do të hyjë Josiu,+ biri i Nunit, shërbëtori yt.*+ Forcoje,*+ sepse ai do ta prijë Izraelin që ta marrë si trashëgimi atë vend.’)
-