31 Mos e adhuro Jehovain, Perëndinë tënd, siç adhurojnë ata perënditë e tyre, sepse ata bëjnë çdo gjë të neveritshme që Jehovai urren. Madje flijojnë në zjarr edhe bijtë e bijat e tyre për perënditë e veta.+
3 Përkundrazi, eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ madje dogji në zjarr* edhe të birin,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve.
28Akazi+ ishte 20 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+
3 Për më tepër, ai paraqiti tym blatimesh në Luginën e Birit të Hinomit* dhe i dogji bijtë e vet në zjarr,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve.
35 Përveç kësaj, ngritën vendet e larta të Baalit në Luginën e Birit të Hinomit*+ që të digjnin në zjarr* bijtë dhe bijat e tyre për Molekun,+ diçka e neveritshme që nuk e kam urdhëruar+ dhe as më ka shkuar kurrë ndër mend.* Kështu e bënë Judën të mëkatonte.’