-
1 Kronikave 17:16-22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
16 Atëherë mbreti David hyri, u ul para Jehovait dhe tha: «Kush jam unë, o Perëndi Jehova? E ç’është shtëpia ime që më ke sjellë deri këtu?+ 17 Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, o Perëndi, ti flet për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët,+ dhe më ke parë si një njeri që duhet lartësuar më shumë,* o Perëndi Jehova. 18 Ç’mund të të them më tepër unë, për nderin që më ke bërë, kur ti e njeh kaq mirë shërbëtorin tënd?!+ 19 O Jehova, për hir të shërbëtorit tënd dhe sipas asaj që ke në zemër,* ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore dhe na ke treguar sa i madhërishëm je!+ 20 Nuk ka tjetër si ti, o Jehova,+ dhe nuk ka Perëndi përveç teje;+ gjithçka që kemi dëgjuar me veshët tanë e vërteton këtë. 21 Cili komb tjetër në tokë është si populli yt, Izraeli?+ O Perëndia i vërtetë, ti shkove dhe e shpengove* si popullin tënd,+ i bëre një emër vetes me anë të veprave madhështore e që të mahnitin,+ si dhe dëbove kombe përpara popullit tënd+ që ti e shpengove nga Egjipti. 22 Ti e bëre Izraelin popullin tënd përgjithnjë.+ Ti, O Jehova, u bëre Perëndia i tyre.+
-