-
Jeremia 43:10, 11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Pastaj thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do të thërras Nabukodonosorin,* mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ dhe do ta vendos fronin e tij pikërisht mbi këta gurë që kam fshehur, e ai do të shtrijë mbi ta tendën e tij mbretërore.+ 11 Ai do të vijë dhe do të godasë Egjiptin.+ Kushdo që është caktuar për plagën vdekjeprurëse, nga plaga vdekjeprurëse do të vdesë, kushdo që është caktuar për robërinë, në robëri do të shkojë dhe kushdo që është caktuar për shpatën, nga shpata do të vdesë.+
-
-
Jeremia 46:25, 26Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: ‘Tani do të ndëshkoj Amonin+ e Nosë,*+ faraonin, Egjiptin, perënditë+ dhe mbretërit e tij, po, faraonin dhe gjithë ata që kanë besim tek ai.+
26 Do t’i dorëzoj në duart e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën, në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë,+ e në duart e shërbëtorëve të tij. Më pas Egjipti do të banohet si në ditët e shkuara,—thotë Jehovai.+
-