-
Marku 5:11-17Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Aty afër malit po kulloste një tufë e madhe derrash.+ 12 Kështu ata iu përgjëruan: «Na dërgo te derrat që të futemi tek ata.» 13 Dhe ai i lejoi. Atëherë frymërat e ndyra dolën, u futën te derrat, dhe tufa u turr drejt greminës* e ra në det; u mbytën rreth 2.000 krerë. 14 Kurse çobanët e tyre ia mbathën dhe e çuan lajmin në qytet e në fshat, prandaj njerëzit erdhën të shihnin ç’kishte ndodhur.+ 15 Erdhën te Jezui dhe panë njeriun e pushtuar nga demonët, atë që kishte pasur legjionin, të ulur, të veshur e me mendje në rregull, dhe i zuri frika. 16 Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan ç’kishte ndodhur me të pushtuarin nga demonët dhe me derrat. 17 Atëherë ata filluan t’i përgjëroheshin që të ikte nga rajoni i tyre.+
-