-
Ligji i përtërirë 14:8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Edhe derrin, sepse është dythundrak, por jo ripërtypës; ai është i papastër për ju. Mos e hani mishin e këtyre kafshëve dhe mos i prekni trupat e tyre të ngordhur.
-
-
Mateu 8:30-33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 Shumë larg tyre po kulloste një tufë e madhe derrash.+ 31 Kështu demonët nisën t’i përgjëroheshin: «Nëse na dëbon, na dërgo që të futemi në tufën e derrave.»+ 32 Atëherë ai u tha: «Shkoni!» Prandaj ata dolën, u futën te derrat dhe ja, gjithë tufa u turr drejt greminës,* ra në det dhe ngordhi në ujë. 33 Kurse çobanët ia mbathën, shkuan në qytet dhe treguan çdo gjë, edhe atë që ndodhi me burrat e pushtuar nga demonët.
-
-
Luka 8:32-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
32 Meqë një tufë e madhe derrash+ po kulloste në mal, ata iu përgjëruan t’i lejonte të futeshin te derrat. Dhe ai i lejoi.+ 33 Atëherë demonët dolën nga njeriu, u futën te derrat, dhe tufa u turr drejt greminës,* ra në liqen e u mbyt. 34 Kur panë ç’kishte ndodhur, çobanët ia mbathën dhe e çuan lajmin në qytet e në fshat.
-