-
2 Korintasve 11:23-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po përgjigjem si i marrë, unë jam edhe më tepër: kam punuar më fort se ata,+ jam burgosur më shpesh,+ më kanë rrahur sa e sa herë dhe kam qenë shpeshherë buzë vdekjes.+ 24 Pesë herë mora nga judenjtë 40 goditje pa një;+ 25 tri herë më rrahën me thupër;+ një herë më qëlluan me gurë;+ tri herë m’u shkallmua* anija në det;+ kam kaluar një natë e një ditë në ujëra të thella; 26 kam qenë shpesh në udhëtime, i rrezikuar nga lumenjtë, i rrezikuar nga kusarët, i rrezikuar nga vetë populli im,+ i rrezikuar nga kombet,+ në rrezik në qytet,+ në rrezik në shkretëtirë, në rrezik në det, në rrezik mes vëllezërve të rremë; 27 kam punuar e jam robtuar, kam kaluar shpesh net pa gjumë,+ kam pasur uri e etje,+ shpeshherë pa ushqim,+ kam qenë në të ftohtë e i zhveshur.*
28 Përveç këtyre gjërave, ditë për ditë më pushton edhe ankthi për të gjitha kongregacionet.+
-