29 E di se pas ikjes sime do të hyjnë mes jush ujqër grabitqarë,*+ që nuk do ta trajtojnë kopenë me butësi, 30 dhe nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz që do të thonë mësime të shtrembëruara për të tërhequr pas vetes dishepujt.+
18 Para së gjithash dëgjoj, dhe deri diku e besoj, se mes jush ka përçarje kur mblidheni në kongregacion. 19 E pa dyshim që mes jush do të ketë sekte,+ me qëllim që të dalë në shesh kush ka vërtet miratimin e Perëndisë.
18 Fëmijët e mi të vegjël, është ora e fundit dhe, siç keni dëgjuar, duhet të vijë antikrishti.+ Por tashmë kanë dalë shumë antikrishtër,+ e nga kjo e kuptojmë se është ora e fundit.