Mikea
5 «Tani, o banorë të qytetit të rrethuar,
ju po bëni prerje në trup.
Ata na kanë rrethuar.+
Me shkop e godasin në fytyrë gjykatësin e Izraelit.+
2 Nga ti, o Betlehem-Efratah,+
që je më i vogli mes qyteteve* të Judës,
do të dalë për mua ai që do të qeverisë në Izrael,+
prejardhja e të cilit është që nga kohët e lashta, që nga ditët shumë të hershme.
Pjesa tjetër e vëllezërve të tij do t’i kthehet popullit të Izraelit.
4 Ai do të ngrihet e do të kullotë kopenë me forcën e Jehovait,+
me madhështinë e emrit të Jehovait, Perëndisë së tij.
Nëse asiriani e pushton vendin tonë dhe shkel mbi kullat tona të fortifikuara,+
ne do të ngremë kundër tij shtatë barinj, po, tetë princa* nga njerëzit.
Ai do të na shpëtojë nga asiriani+
kur ky të pushtojë vendin tonë e të shkelë territorin tonë.
7 Mbetja e Jakobit do të jetë mes shumë popujve
si vesa që vjen nga Jehovai
dhe si shirat e bollshme për bimësinë,
që nuk varen nga njeriu
dhe nuk shpresojnë te bijtë e njerëzve.
8 Mbetja e Jakobit do të jetë ndër kombet,
mes shumë popujve,
si një luan mes kafshëve të pyllit,
si një luan i ri* mes kopeve të dhenve,
i cili kalon përmes tyre, i shkel e i shqyen.
Askush nuk mund t’i shpëtojë.
9 Dora e saj do të lartohet mbi kundërshtarët
dhe gjithë armiqtë e saj do të shkatërrohen.»
10 Jehovai thotë: «Atë ditë,
do të shfaros nga ti kuajt dhe do t’i shkatërroj karrocat e tua.
11 Do t’i shkatërroj qytetet e vendit tënd
dhe do t’i shemb gjithë vendet e tua të fortifikuara.
13 Do t’i zhduk nga ti shëmbëlltyrat e skalitura dhe shtyllat e tua,
dhe ti s’do të përkulesh më para veprës së duarve të tua.+
15 Me zemërim e tërbim do të hakmerrem
kundër kombeve që nuk më janë bindur.»