Isaia
48 Dëgjo, o shtëpi e Jakobit,
ju që thirreni me emrin e Izraelit,+
që keni dalë nga ujërat e* Judës,
që betoheni për emrin e Jehovait+
e që i luteni Perëndisë së Izraelit,
por jo sipas së vërtetës dhe drejtësisë.+
2 Ju thirreni me emrin e qytetit të shenjtë+
dhe kërkoni mbështetjen e Perëndisë së Izraelit,+
emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.
3 «Gjërat e mëparshme* jua kam thënë shumë kohë më parë.
Ato dolën nga goja ime
dhe unë i shpalla.+
Papritmas unë veprova, dhe ato ndodhën.+
4 Ngaqë e dija sa kokëfortë je,
që e ke qafën të fortë si hekur* dhe ballin si bakër,+
5 t’i tregova kohë më parë.
Unë t’i tregova para se të ndodhnin,
që të mos thoshe: ‘E bëri idhulli im;
e urdhëroi shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime prej metali.’*
6 Ti i ke dëgjuar e i ke parë të gjitha.
A nuk do t’i shpallësh?+
Që tani e tutje, unë po njoftoj gjëra të reja,+
të fshehura me kujdes, që nuk i ke ditur.
7 Këto gjëra po krijohen vetëm tani, dhe nuk janë krijuar kohë më parë,
para ditës së sotme nuk i ke dëgjuar kurrë,
kështu nuk mund të thuash: ‘Ja, tashmë i dija.’
8 Jo, as nuk i ke dëgjuar,+ as nuk i ke ditur,
e në të kaluarën nuk doje të dëgjoje,
sepse unë e di se je shumë i pabesë+
dhe se e ke shkelur ligjin që nga lindja.+
9 Por, për hir të emrit tim, do ta përmbaj zemërimin;+
për hir të lavdisë sime do të përmbahem,
e nuk do të të shfaros.+
11 Për hir të emrit tim, vetëm për hir të emrit tim, do të veproj,+
sepse si mund të lejoj që të më përdhosin?+
Lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër.*
12 Më dëgjo, o Jakob, dhe ti, o Izrael, që të kam thirrur.
Unë jam po Ai që kam qenë.+ Unë jam i pari; unë jam edhe i fundit.+
Kur unë i thërras, paraqiten së bashku.
14 Mblidhuni të gjithë dhe dëgjoni.
Cili prej tyre* i ka shpallur këto gjëra?
15 Unë vetë kam folur dhe e kam thirrur.+
E kam sjellë dhe do të bëj që ai të ketë sukses.+
16 Afrohuni tek unë dhe dëgjoni.
Që në fillim, nuk kam folur në fshehtësi.+
Që nga koha kur ndodhi, unë kam qenë atje.»
Tani Zotëria Sovran Jehova më ka dërguar mua bashkë me frymën e tij.
17 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt, i Shenjti i Izraelit:+
«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt,
Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete,*+
Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh.+
18 Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia!+
19 Pasardhësit* e tu do të jenë aq të shumtë sa rëra e detit
dhe bijtë e tu të shumtë si kokrrizat e saj.+
Emri i tyre as do të zhduket, as do të shfaroset kurrë para meje.»
Mbathjani nga kaldeasit!
Njoftojeni me britma gëzimi dhe shpalleni!+
Përhapeni deri në skajet e tokës.+
Thoni: «Jehovai e ka riblerë shërbëtorin e tij, Jakobin.+
21 Ata nuk i mori etja kur ai i udhëhoqi nëpër vende të shkreta.+
Për ta bëri që të dilte ujë nga shkëmbi,
e çau shkëmbin që të vërshonte ujë.+