Psalmi
Psalm i Davidit.
144 Qoftë lëvduar Jehovai, Shkëmbi im,+
ai që m’i stërvit duart për luftë
dhe m’i mëson gishtërinjtë për betejë.+
2 Ai më tregon dashuri besnike,
ai është kalaja ime, streha* ime e sigurt, çlirimtari im,
mburoja ime, tek ai kam gjetur strehë,+
tek ai që i vë popujt nën këmbët e mia.+
3 O Jehova, ç’është njeriu që ta vësh re?!
Ç’është biri i vdekatarit që ta përfillësh?!+
7 Shtrije dorën tënde nga atje lart,
më çliro nga ujërat e trazuara,
më shpëto nga duart* e të huajve,+
8 që nxjerrin nga goja vetëm gënjeshtra
dhe ngrenë dorën e djathtë për të bërë be të rreme.*
9 O Perëndi, një këngë të re do të këndoj për ty!+
Po, lavde do të këndoj* me instrumentin me dhjetë tela
10 për ty që u sjell fitore* mbretërve,+
për ty që e shpëton shërbëtorin tënd David nga shpata vrastare.+
11 Më çliro e më shpëto nga duart e të huajve,
që nxjerrin nga goja vetëm gënjeshtra
dhe ngrenë dorën e djathtë për të bërë be të rreme.
12 Atëherë bijtë tanë do të jenë si filiza që shpejt rriten,
e bijat tona si kolona të skalitura për një pallat mbretëror.
13 Depot tona do të jenë plot e përplot me gjithë të mirat,
kopetë në kullotë do të shtohen me mijëra, po, me dhjetëra mijë.
14 Bagëtitë tona, të rënduara nga barra,
nuk do të pjellin para kohe e nuk do të dështojnë;
nëpër sheshet tona nuk do të dëgjohen më rënkime nga hallet.
15 Lum ai popull që gëzon tërë këto të mira!
Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!+