Isaia
13 Shpallja kundër Babilonisë,+ që Isaia,+ biri i Amozit, pa në vegim:*
2 «Ngrini një sinjal*+ mbi një mal të zhveshur.
Thirruni, bëjuni shenjë me dorë,
që të futen nga portat e fisnikëve.
3 Unë u dhashë një urdhër atyre që kam caktuar.*+
I thirra luftëtarët e mi që të shprehin zemërimin tim,
po, ata që ngazëllojnë gjithë krenari.
4 Dëgjoni! Një turmë në male,
zhurma e saj i ngjan një populli të shumtë!
Dëgjoni! Trazira e mbretërive,
e kombeve të mbledhura së bashku!+
Jehovai i ushtrive po mobilizon ushtrinë për luftë.+
Jehovai dhe armët e zemërimit të tij të furishëm po vijnë
për të shkatërruar mbarë tokën.+
6 Ulërini, sepse dita e Jehovait është afër!
Ajo do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.+
8 Njerëzit i ka pushtuar paniku.+
I kanë kapur përpëlitjet dhe dhembjet
si një grua që po lind.
E shohin të llahtarisur njëri-tjetrin
dhe fytyrat u janë tjetërsuar* nga ankthi.
9 Ja, dita e Jehovait,
një ditë e pamëshirshme, plot furi e zemërim të zjarrtë,
po vjen që ta bëjë vendin objekt llahtarie+
dhe të shfarosë nga vendi mëkatarët.
Dielli do të errësohet teksa lind,
dhe hëna nuk do ta ndriçojë më dritën e saj.
12 Do të bëj që vdekatari të jetë më i rrallë se ari i rafinuar,+
po, do të bëj që njeriu të jetë më i rrallë se ari i Ofirit.+
13 Unë, Jehovai i ushtrive, do ta trondit qiellin!
Në ditën e zemërimit tim të zjarrtë,+
me furinë time, tokën do ta lëkund nga vendi.
14 Si një gazelë që e gjuajnë e si një kope që s’ka kush ta mbledhë,
secili do të kthehet te populli i vet,
secili do t’ia mbathë në vendin e vet.+
16 Fëmijët do t’ua bëjnë copë-copë para syve,+
shtëpitë do t’ua plaçkitin,
dhe gratë do t’ua përdhunojnë.
18 Me harqet e tyre do t’i bëjnë copë-copë të rinjtë;+
nuk do t’u dhimbset fryti i barkut të askujt
dhe nuk do të kenë mëshirë për fëmijët.
19 Babilonia, më e lavdishmja* e mbretërive,+
bukuria dhe krenaria e kaldeasve,+
do të bëhet si Sodoma dhe Gomorra kur Perëndia i shkatërroi.+
Asnjë arab s’do ta ngrejë tendën atje
dhe asnjë bari s’do t’i çojë kopetë atje për të pushuar.
22 Kafshët do të ulërijnë nëpër kullat e saj,
çakejtë në pallatet mbretërore dhe luksoze.
Koha e saj po afron dhe dita e saj nuk do të shtyhet për më vonë.»+