Jeremia
51 Kështu thotë Jehovai:
2 Do të dërgoj në Babiloni ata që do ta hedhin në erë si drithin
dhe do t’ia boshatisin vendin.
Në ditën e shkatërrimit, ata do të vijnë kundër saj nga të gjitha anët.+
Të mos u tregohet aspak dhembshuri të rinjve.+
Caktojeni për shfarosje* gjithë ushtrinë e saj!
4 Ata do të vriten në vendin e kaldeasve
dhe do të bien në rrugët e saj të shpuar tejpërtej,+
5 sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë mbetur të veja pa Perëndinë e tyre, pa Jehovain e ushtrive.+
Vendi i tyre* ka qenë plot faj në sytë e të Shenjtit të Izraelit.
Mos merrni fund për shkak të fajit të saj,
sepse është koha e hakmarrjes së Jehovait.
Ai do t’ia kthejë asaj ashtu siç e meriton.+
7 Babilonia kishte qenë një kupë e artë në duart e Jehovait;
ajo dehu mbarë tokën.
8 Befas, Babilonia ka rënë dhe është copëtuar.+
Ulërini për të!+
Merrni balsam për dhembjen e saj; ndoshta mund të shërohet.’
9 ‘Ne u përpoqëm ta shëronim Babiloninë, por nuk mund të shërohej.
Lëreni dhe le të ikim secili në vendin e vet,+
sepse faji i saj ka arritur deri në qiej,
po, deri te qiejt me re.+
10 Jehovai ka vendosur drejtësi për ne.+
Ejani, le të tregojmë në Sion veprën e Jehovait, Perëndisë tonë!’+
11 Mprehni shigjetat;+ merrni mburojat e rrumbullakëta.*
Kjo është hakmarrja e Jehovait, hakmarrja për tempullin e tij.
12 Ngrini një sinjal*+ kundër mureve të Babilonisë.
Përforconi rojën. Vendosni rojtarët.
Përgatitni ata që rrinë në pritë,
sepse Jehovai ka thurur një strategji,
dhe do ta realizojë se s’bën atë që ka premtuar kundër banorëve të Babilonisë.+
14 Jehovai i ushtrive është betuar për veten:
‘Unë do të të mbush me njerëz të shumtë si mori karkalecash,
e ata do të brohorasin triumfues mbi ty.’+
15 Ai është Bërësi i tokës, i cili e krijoi me fuqinë e vet,
Ai që e ka vendosur patundshmërisht tokën me mençurinë e tij+
dhe që ka shpalosur qiejt me gjithë njohurinë e tij.+
17 Çdo njeri sillet pa arsye dhe pa njohuri;
çdo metalpunuesi do t’i vijë turp për shëmbëlltyrën e gdhendur,+
sepse shëmbëlltyra e tij prej metali* është një gënjeshtër
18 Shëmbëlltyrat janë veçse mashtrim,*+ diçka për t’u tallur.
Ditën kur të lahen hesapet, do të marrin fund.
Emri i tij është Jehovai i ushtrive.+
20 Ti je për mua një topuz, një armë lufte,
sepse nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kombe
dhe do të rrënoj mbretëri.
21 Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kalin e kalorësin,
karrocën e luftës bashkë me kalorësin.
23 Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë bariun e kopenë,
bujkun e kafshët që punojnë tokën,
guvernatorët e mëkëmbësit.
24 Unë do t’ia shpaguaj Babilonisë dhe tërë banorëve të Kaldesë
gjithë ligësinë që kanë kryer para syve tuaj në Sion,+—thotë Jehovai.
Unë do të ngre dorën kundër teje, do të të rrokullis nga shkrepat
dhe do të të bëj një mal të shkrumbuar.
26 Njerëzit nuk do të marrin nga ti asnjë gur për qoshen ose për themelet,
sepse do të shkretohesh përgjithmonë,+—thotë Jehovai.
27 Ngrini një sinjal në vend!+
Bjerini bririt mes kombeve!
Caktoni* kombet për luftë kundër saj.
Thërritni kundër saj mbretëritë e Araratit,+ Minit dhe të Ashkenazit.+
Emëroni një zyrtar rekrutimi kundër saj.
Bëjini kuajt të ngjiten si mori karkalecash të vegjël.
28 Caktoni* kombet për luftë kundër saj,
mbretërit e Medisë,+ guvernatorët dhe gjithë mëkëmbësit,
si dhe mbarë vendet ku sundojnë.
29 Toka do të dridhet dhe do të tronditet,
sepse ajo që ka ndër mend Jehovai kundër Babilonisë do të përmbushet,
që ta katandisë vendin e saj në objekt llahtarie e të mbetet pa asnjë banor.+
30 Luftëtarët e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta.
Janë ulur te fortesat e tyre.
U janë shterur fuqitë.+
Janë bërë si gratë.+
Shtëpive të saj u kanë vënë zjarrin.
Shulat ia kanë thyer.+
31 Njëri vrapues rend për të takuar vrapuesin tjetër,
njëri lajmëtar rend për të takuar lajmëtarin tjetër,
që të lajmërojnë mbretin e Babilonisë se qyteti është pushtuar cep më cep,+
varkave të bëra me papirus u kanë vënë zjarrin,
dhe ushtarët janë tmerruar.
33 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit:
‘Bija e Babilonisë është si një lëmë.*
Është koha që të shkelet fort.
Shumë shpejt për të do të vijë koha e korrjes.’
34 Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, më* ka përpirë;+
më ka bërë rrëmujë;
më ka bërë si një enë boshe;
më ka gëlltitur si një gjarpër i madh;+
e ka mbushur barkun me gjërat e mia të këndshme;
ai më ka hedhur tutje.*
35 ‘Dhuna që pësova unë dhe trupi im, rëntë mbi Babiloninë!—thotë banorja e Sionit.+
E gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë!’—thotë Jerusalemi.
36 Prandaj, kështu thotë Jehovai:
Do t’ia thaj detin dhe do t’ia shteroj puset.+
37 Babilonia do të bëhet grumbuj gurësh,+
strofkë çakejsh,+
objekt llahtarie e talljesh,*
pa asnjë banor.+
38 Që të gjithë do të ulërijnë si luanët e rinj.*
Do të hungërijnë si këlyshët e luanëve.
Ata do të bien në gjumë të përhershëm,
nga i cili nuk do të zgjohen,+—thotë Jehovai.
40 Do të bëhen si qengjat në thertore,
si deshtë dhe cjeptë.
Oh, si është katandisur Babilonia në objekt llahtarie mes kombeve!
42 Deti ka vërshuar mbi Babiloninë.
Dallgët e tij të shumta e kanë mbuluar.
43 Qytetet e saj janë bërë një objekt llahtarie, një vend pa ujë dhe një shkretëtirë.
Një vend ku nuk do të banojë njeri dhe ku nuk do të shkelë këmbë njeriu.+
Tek ai nuk do të vërshojnë më kombet.
Muret e Babilonisë do të bien.+
46 Mos të të lëshojë zemra e mos u tremb nga lajmi që do të dëgjohet në vend.
Brenda një viti do të vijë një lajm,
dhe vitin tjetër një lajm tjetër,
për dhunë në vend dhe për një sundimtar kundër një sundimtari tjetër.
47 Prandaj po vijnë ditët
kur do t’i ndëshkoj shëmbëlltyrat e skalitura të Babilonisë;
mbarë vendi i saj do të turpërohet,
dhe të gjithë të vrarët do të bien në mes të saj.+
48 Qiejt, toka dhe gjithçka është në ta
do të lëshojnë britma gëzimi kur të bjerë Babilonia,+
sepse tek ajo do të vijnë shkatërruesit nga veriu,+—thotë Jehovai.
49 Jo vetëm që Babilonia ishte shkaku i të vrarëve të Izraelit,+
por në Babiloni ranë edhe të vrarët e gjithë tokës.
50 O ju që ia mbathni nga shpata, ikni e mos u ndalni!+
Atje larg kujtojeni Jehovain
dhe kini mall për Jerusalemin.’+
51 ‘Jemi turpëruar, ngaqë kemi dëgjuar tallje.
Poshtërimi na e ka mbuluar fytyrën,
sepse të huajt* kanë ardhur kundër vendeve të shenjta të shtëpisë së Jehovait.’+
52 Prandaj,—thotë Jehovai,—po vijnë ditët
kur do t’i ndëshkoj shëmbëlltyrat e saj të skalitura
dhe anembanë vendit të saj do të rënkojnë të plagosurit.+
53 Edhe sikur Babilonia të ngjitej në qiej,+
edhe sikur t’i fortifikonte fortesat e saj të larta,
unë do të dërgoj kundër saj shkatërruesit,+—thotë Jehovai.
54 Dëgjoni! Nga Babilonia vjen një klithmë,+
nga vendi i kaldeasve dëgjohet zhurma e një shkatërrimi të madh,+
55 sepse Jehovai po e shkatërron Babiloninë,
do të bëjë që të heshtë zëri i saj madhështor.
Dallgët e sulmuesve do të gjëmojnë si ujëra të shumta.
Zhurma e zërit të tyre do të ushtojë,
56 sepse mbi Babiloninë do të vijë shkatërruesi,+
e luftëtarët e saj do të kapen rob.+
Harqet e tyre do të copëtohen,
sepse Jehovai është një Perëndi i shpagimit.+
Ai do të marrë hak patjetër.+
Ata do të bien në gjumë të përhershëm,
nga i cili nuk do të zgjohen,+
—thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.
58 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
‘Ndonëse muret e Babilonisë janë të gjera, do të shemben krejt+
ndonëse portat e saj janë të larta, do t’u vënë zjarrin.
E popujt do të robtohen më kot,
kurse kombet do të sfiliten vetëm për të ushqyer zjarrin.’»+
59 Ky është urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Nerjahut,+ birit të Mahsejahut, kur iku në Babiloni me Zedekinë, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit. Serajahu ishte zyrtar* i mbretit. 60 Jeremia shkroi në një libër tërë të keqen që do të vinte mbi Babiloninë, po, gjithë këto fjalë të shkruara kundër Babilonisë. 61 Për më tepër, Jeremia i tha Serajahut: «Sapo ta shohësh Babiloninë e të arrish atje, lexoji me zë të lartë tërë këto fjalë. 62 Pastaj thuaj: ‘O Jehova, ti ke folur kundër këtij vendi për ta shkatërruar, që të mos ketë banor në të, as njerëz e as kafshë, por që të shkretohet përgjithmonë.’+ 63 Kur ta kesh lexuar këtë libër, lidhe me një gur dhe hidhe në mes të Eufratit. 64 Pastaj thuaj: ‘Kështu do të fundoset Babilonia dhe nuk do të ngrihet më kurrë+ për shkak të së keqes që do të sjell mbi të; banorët e saj do të mundohen.’»+
Deri këtu janë fjalët e Jeremisë.