Sipas Markut
2 Megjithatë, pas disa ditësh, Jezui hyri përsëri në Kapernaum, dhe u mor vesh se ai ishte në shtëpi.+ 2 Prandaj u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk kishte më vend, madje as afër derës. Atëherë ai filloi t’u predikonte lajmin e mirë.+ 3 Disa njerëz sollën një të paralizuar që e mbanin katër burra.+ 4 Por, meqë nuk e çonin dot drejt e te Jezui për shkak të turmës, ata hoqën një pjesë të çatisë sipër vendit ku ndodhej Jezui. Pastaj hapën një të çarë në të dhe ulën vigun* ku ishte shtrirë i paralizuari. 5 Kur pa besimin e tyre,+ Jezui i tha të paralizuarit: «Bir, mëkatet e tua janë falur.»+ 6 Tani, aty ishin disa skribë, që rrinin ulur e mendonin me vete:+ 7 «Ç’po flet kështu ky njeri? Ai po blasfemon.* Kush mund të falë mëkatet, përveç njërit, Perëndisë?!»+ 8 Por Jezui e nuhati* menjëherë ç’po mendonin, prandaj u tha: «Pse keni këto mendime në zemër?+ 9 Çfarë është më e lehtë t’i thuash të paralizuarit: ‘Mëkatet e tua janë falur’, apo: ‘Ngrihu, merr vigun dhe ec.’ 10 Megjithatë, që ta dini se Biri i njeriut+ ka autoritet të falë mëkatet në tokë . . .»,+ ai i tha të paralizuarit: 11 «Unë të them, ngrihu, merr vigun dhe shko në shtëpi.» 12 Atëherë ai u ngrit, mori menjëherë vigun dhe u largua në sy të të gjithëve. Të gjithë mbetën gojëhapur dhe i dhanë lavdi Perëndisë: «Kurrë s’kemi parë një gjë të tillë.»+
13 Jezui doli sërish buzë detit dhe e gjithë turma i shkoi pranë, e ai filloi t’i mësonte. 14 Më vonë, teksa po ecte, vuri re Levin, birin e Alfeut, të ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu dishepulli im.»* Ai u çua menjëherë dhe e ndoqi.+ 15 Më vonë Jezui dhe dishepujt po hanin* në shtëpinë e Mateut bashkë me shumë taksambledhës e mëkatarë, sepse shumë nga këta kishin filluar ta ndiqnin.+ 16 Me të parë që ai po hante me mëkatarët dhe taksambledhësit, skribët e farisenjve filluan t’i pyesnin dishepujt e tij: «Pse ha ai me taksambledhësit dhe mëkatarët?» 17 Kur e dëgjoi këtë, Jezui u tha: «Të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjek, kurse të sëmurët, po. Unë nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët.»+
18 Tani, dishepujt e Gjonit dhe farisenjtë e kishin zakon të agjëronin. Prandaj disa erdhën dhe e pyetën: «Pse dishepujt e Gjonit dhe dishepujt e farisenjve e kanë zakon të agjërojnë, kurse dishepujt e tu jo?»+ 19 Atëherë Jezui iu përgjigj: «Miqtë e dhëndrit+ s’kanë pse të agjërojnë ndërsa dhëndri është me ta, apo jo? Për sa kohë dhëndri është me ta, ata s’mund të agjërojnë. 20 Por do të vijnë ditët kur do t’ua marrin dhëndrin,+ dhe atëherë, atë ditë, do të agjërojnë. 21 Askush nuk e arnon një rrobë të vjetër me një copë të re,* sepse copa e re futet në ujë dhe mblidhet, e kështu rroba griset edhe më keq.+ 22 Po ashtu, askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, sepse vera e re i çan kacekët, e kështu shkojnë dëm si vera, edhe kacekët. Por vera e re hidhet në kacekë të rinj.»
23 Tani, në Sabat, ai po kalonte përmes arave me grurë dhe, gjatë rrugës, dishepujt nisën të këputnin kallinj gruri.+ 24 Atëherë farisenjtë i thanë: «Pa shiko! Pse dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në Sabat?» 25 Por ai u tha: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 26 Në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, a nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë dhe a nuk hëngri bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve,+ e u dha edhe burrave që ishin me të?» 27 Ai vazhdoi: «Sabati u bë për njeriun,+ dhe jo njeriu për Sabatin. 28 Prandaj, Biri i njeriut është Zotëri edhe i Sabatit.»+