Psalmi
2 Për hir të drejtësisë sate më shpëto e më çliro!
Ktheje veshin nga unë* dhe më shpëto!+
3 Bëhu për mua një fortesë mbi shkëmb,
një fortesë ku mund të gjej strehë përherë.
Jep urdhër që dikush të më shpëtojë,
sepse ti je shkrepi im, kalaja ime.+
4 O Perëndia im, më shpëto nga dora e të ligut,+
nga kthetrat e atij që më shtyp e më mundon,
5 sepse ti je shpresa ime, o Zotëri Sovran Jehova;
6 Te ti jam mbështetur që në bark të nënës,
ti vetë më nxore nga barku i nënës sime,+
ndaj përherë ty të lëvdoj.
7 Për sytë e shumë njerëzve jam si një mrekulli,
por unë e di se veç ti je streha ime e fortë.
10 Armiqtë e mi flasin kundër meje;
edhe ata që më janë qepur për të më marrë jetën,
thurin së bashku komplote+ e thonë:
11 «Perëndia e ka braktisur.
Ndiqeni këmba-këmbës dhe kapeni, se s’ka kush ta shpëtojë.»+
12 O Perëndi, mos më rri larg!
O Perëndia im, nxito të më vish në ndihmë!+
13 U turpërofshin e marrshin fund të gjithë ata që më vihen kundër!+
I mbuloftë poshtërimi dhe çnderimi të gjithë ata që duan të më bëjnë keq!+
14 Por unë do të të pres përherë
e do të të lëvdoj gjithnjë e më shumë.
15 Me gojën time do t’i bëj jehonë drejtësisë sate,+
tërë ditën e ditës për dorën tënde shpëtimtare do të flas,
ndonëse rastet kur ke sjellë shpëtim
16 Do të flas për bëmat e tua të fuqishme, o Zotëri Sovran Jehova!
Drejtësinë tënde do të shpall, po, vetëm drejtësinë tënde.
17 O Perëndi, ti më ke mësuar që nga rinia,+
ndaj s’pushoj së foluri edhe sot e kësaj dite për veprat e tua të mrekullueshme.+
18 Edhe kur të jem i plakur e flokëzbardhur, o Perëndi, mos më braktis!+
Më lër t’i tregoj brezit tjetër për krahun tënd të fuqishëm
dhe të gjithë atyre që do të vijnë, për fuqinë tënde.+
Kush është si ti, o Perëndi?!+
Më nxirr nga skutat e thella* të tokës!+
21 Më kthe sërish lavdinë që kisha!
Më mbështill me krahët e tu të fuqishëm e më ngushëllo!
22 Atëherë do të të përlëvdoj me instrumentin me tela,
e për besnikërinë tënde, o Perëndia im,+ do të të lëvdoj!
O i Shenjti i Izraelit, për ty do të këndoj lavde* me harpë!