Isaia
37 Me t’i dëgjuar këto gjëra, mbreti Hezekia shqeu rrobat, u vesh me copë thesi* dhe vajti në shtëpinë e Jehovait.+ 2 Pastaj dërgoi te profeti Isaia,+ biri i Amozit, përgjegjësin e shtëpisë,* Eliakimin, bashkë me sekretarin Shebna dhe pleqtë e priftërinjve, të veshur me copë thesi. 3 Këta i thanë: «Kështu thotë Hezekia: ‘Kjo është ditë halli, ditë qortimi* dhe poshtërimi, sepse fëmijët janë gati për të dalë nga barku, por nënat nuk kanë fuqi t’i lindin.+ 4 Ndoshta Jehovai, Perëndia yt, do t’i ketë dëgjuar fjalët e rabshakehut, të cilin zotëria i tij, mbreti i Asirisë, e dërgoi për të sfiduar Perëndinë e gjallë,+ dhe Jehovai, Perëndia yt, do t’i kërkojë llogari për fjalët që ka dëgjuar. Prandaj lutu+ për ata që kanë mbetur gjallë.’»+
5 Kështu, kur shërbëtorët e mbretit Hezekia vajtën tek Isaia,+ 6 ai u tha: «Do t’i thoni zotërisë tuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos u frikëso+ nga fjalët me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë+ kanë blasfemuar* kundër meje. 7 Ja, unë po i vë një ide në mendje,* dhe ai do të dëgjojë një raport e do të kthehet në vendin e vet.+ Unë do të bëj që ai të bjerë i vdekur nga shpata në vendin e vet.’”»+
8 Pasi rabshakehu dëgjoi se mbreti i Asirisë ishte tërhequr nga Lakishi, u kthye tek ai dhe e gjeti duke luftuar kundër Libnahut.+ 9 Tani, mbreti dëgjoi të thuhej për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: «Ai ka dalë të luftojë kundër teje.» Kur e dëgjoi këtë, i dërgoi përsëri lajmëtarë Hezekisë,+ të cilëve u tha: 10 «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 11 Ja, ti ke dëgjuar si i shkatërruan mbretërit e Asirisë gjithë vendet e tjera.+ Kujton se ti ke për të shpëtuar?! 12 Po perënditë e tyre, a i shpëtuan kombet që paraardhësit e mi shkatërruan?!+ Ku janë Gozani, Harani,+ Rezefi dhe populli i Edenit, që ishin në Tel-Asar?! 13 Ku është mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbretërit e qyteteve të Sefarvaimit,+ të Henës dhe të Ivahut?!”»
14 Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15 Hezekia filloi t’i lutej Jehovait:+ 16 «O Jehova i ushtrive,+ Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi kerubinët,* vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës. Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 17 Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë, o Jehova, dhe shiko!+ Dëgjoji tërë fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë!+ 18 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar tërë vendet e tjera,+ si edhe vetë vendin e tyre. 19 Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre+ dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 20 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+
21 Atëherë Isaia, biri i Amozit, i dërgoi këtë mesazh Hezekisë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Meqë më je lutur në lidhje me Senakeribin, mbretin e Asirisë,+ 22 kjo është fjala që thotë Jehovai kundër tij:
‘Virgjëresha e Sionit të përçmon, të përqesh.
Bija e Jerusalemit tund kokën para teje.
23 Kë ke sfiduar+ dhe kundër kujt ke blasfemuar?!
Kundër kujt e ke ngritur zërin,+
kundër kujt i ke ngritur sytë arrogantë?!
Kundër të Shenjtit të Izraelit!+
24 Me anë të shërbëtorëve të tu, ke sfiduar Jehovain+ dhe ke thënë:
“Me morinë e karrocave të mia të luftës
do të ngjitem deri në majë të maleve,+
deri në viset më të thella të Libanit.
Do të pres cedrat e tij të lartë, dëllinjat e tij më të mira.
Do të shkoj në viset e tij më të largëta, në pyjet më të harlisura.
26 A nuk e ke dëgjuar? Ajo që do të bëj, është vendosur* prej shumë kohësh.
Ti do t’i kthesh qytetet e fortifikuara në grumbuj gërmadhash të shkreta.+
27 Banorët e tyre do të jenë të pambrojtur,
do të tmerrohen e do të turpërohen.
Ata do të bëhen si bimësia e fushës dhe si bari i njomë,
si bari i çative, që zhuritet nga era e lindjes.
28 Por unë e di mirë kur ulesh, kur hyn e kur del,+
dhe kur të hipën tërbimi kundër meje,+
29 sepse tërbimi yt kundër meje+ dhe ulërima jote kanë arritur në veshët e mi.+
Prandaj unë do të të vë një grremç në hundë dhe një fre+ në gojë
e do të të kthej andej nga ke ardhur.’
30 Kjo do të jetë shenja për ty:* këtë vit do të hani atë që rritet vetë,* edhe vitin e dytë do të hani drithin që prodhohet vetvetiu, por vitin e tretë do të mbillni farë dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.+ 31 Ata të shtëpisë së Judës që do të shpëtojnë, pra, ata që do të mbeten,+ do të lëshojnë rrënjë si bimët dhe do të prodhojnë fryte, 32 sepse një mbetje do të dalë nga Jerusalemi dhe do të ketë të mbijetuar nga mali Sion.+ Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+
33 Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+
‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet,+
as do ta qëllojë me shigjeta,
as do t’i dalë përpara me mburoja
dhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+
34 Ai do të kthehet andej nga erdhi;
nuk do të hyjë në këtë qytet,—shpall Jehovai.
35 Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hir të emrit tim+
dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’”»+
36 Atëherë engjëlli i Jehovait shkoi në kampin e asirianëve dhe vrau 185.000 veta. Në mëngjes herët, ata që u ngritën, panë të gjitha kufomat.+ 37 Prandaj Senakeribi, mbreti i Asirisë, u tërhoq, u kthye në Ninevi+ dhe qëndroi atje.+ 38 Ndërsa përkulej në shtëpinë* e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sharezeri, djemtë e vet, e vranë me shpatë+ dhe ia mbathën në vendin e Araratit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Esar-Hadoni.+